Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Pas bisedimeve në Abu Dhabi, të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë, takohen me Putinin Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për sot Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet Horoskopi/ Kujdes me shëndetin dhe financat! Shmangni vendimet e nxituara Larje hesapesh mes bandave shqiptare në Spanjë/ Kush janë të rinjtë që u vranë në atentatet mafioze Dështimi i tenderave në Ukrainë/ Si TIMAK përfitoi miliona euro nga buxheti shtetit Përgjimi i ri i Ron Yeffet: Duhet të jemi shumë të qetë e të kujdesshëm! Banorët denoncojnë rrugët e mbytura në baltë/ Fëmijët e fshatit Dushk në Lushnjë shkojnë në shkollë me çizm... Telefoni që çoi në SPAK Sara Milën, Hoxha zbulon detajet: Ja çfarë kam parë në dosje “Duam listë të hapur për koalicionet”, Kaso tregon planin e PD-së për zgjedhoren Iu nënshtrua operacionit, Erion Vishkulli mesazh: Një tjetër sfidë më pret javën tjetër! Dua të rikthej dri...
BOTA

Pas bisedimeve në Abu Dhabi, të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë, takohen me Putinin

Të dërguarit specialë të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë mbërritur në Moskë, ku pritet të zhvillojnë një takim me presidentin rus Vladimir Putin. Vizita vjen një ditë pas përfundimit të bisedimeve mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të përpjekjeve amerikane […]

P
Piranjat12 November 2026, 08:09 · 2 min lexim
Pas bisedimeve në Abu Dhabi, të dërguarit e Trump

Të dërguarit specialë të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë mbërritur në Moskë, ku pritet të zhvillojnë një takim me presidentin rus Vladimir Putin. Vizita vjen një ditë pas përfundimit të bisedimeve mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të përpjekjeve amerikane për arritjen e një marrëveshjeje që t’i japë fund luftës.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë ruse të lajmeve, sipas të cilave përfaqësuesit e Donald Trump u pritën në aeroportin Vnukovo, në periferi të kryeqytetit rus, nga Kirill Dmitriev, përfaqësues special i presidentit rus.

Takimi me Putinin pritet të jetë një tjetër përpjekje diplomatike për të afruar qëndrimet e Moskës dhe Kievit, në një moment kur negociatat për paqen përballen ende me mosmarrëveshje të rëndësishme.

Në qendër të diskutimeve janë garancitë e sigurisë për Ukrainën, çështja e territoreve të pushtuara nga Rusia dhe arkitektura e ardhshme e sigurisë në Evropë.

 

Ndërkohë, Uashingtoni po ushtron presion ndaj Moskës që të pranojë përfshirjen e përfaqësuesve evropianë në tryezën e negociatave, duke kërkuar që Evropa të ketë një rol në diskutimet për sigurinë e kontinentit dhe të ardhmen e Ukrainës.

Megjithatë, Jared Kushner ka shprehur kritika ndaj Evropës. Gjatë një konference për shtyp të mërkurën, ai argumentoi se bindja e Vladimir Putinit për të pranuar evropianët në negociata mund të jetë më e lehtë sesa arritja e një marrëveshjeje mes vendeve evropiane në Bruksel për personin që do t’i përfaqësojë në këto bisedime.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.