AKTUALITET
Moti i keq në Kukës, bie masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit

Reshjet e shiut gjatë natës, kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Bardhoc, në segmentin e Rrugës së Kombit, në drejtim të pikës kufitare të Morinit.
Gurët e rënë në trupin e rrugës kanë sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për disa minuta.
Fatmirësisht, në momentin e incidentit nuk ka pasur automjete duke kaluar në këtë segment, duke shmangur kështu ndonjë aksident apo pasoja për drejtuesit e mjeteve.
Pas ngjarjes ka ndërhyrë firma mirëmbajtëse, e cila me ndihmën e mjeteve të rënda ka bërë të mundur largimin e masivit shkëmbor nga rruga.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Frontex: Rriten kalimet e parregullta në itinerarin Shqipëri-Greqi, ndërsa në BE shënohet rënie

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për sot

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çer

“Një muaj në birucë, të lidhur me hekura”/ Letra për Hysni Kapon që zbulon torturat dhe abuzimet në burgjet e komunizmit

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

Artan Hoxha për klanin "Çopja": Ka kaluar 3 mld euro pasuri dhe ka trafikuar 6 mld euro kokainë

EMRI/ Shqiptari 'nervoz' burgoset me tre vite për trafik kokaine





