Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ori Nebijaj flet për Arbana Osmanin: Është fallco, më ka zhgënjyer sepse... Taksisti pronar i dhjetëra kompanive, mashtrim mbi 40 milionë euro me importe nga... “Askush nuk do të flasë në emrin tonë!”/ Europa në tryezën e negociatave për Ukrainën, Franca konfirmon pje... Sulmet ruse lënë pa energji 600.000 mijë ukrainas Skandal/ Bellingham dhe Rüdiger akuzohen për sulm ndaj stafit të sigurisë në... “E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga ana vokale”/ Deklarata e Jonida Maliqit, reagon Rozana Radi: Do të... Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre
AKTUALITET

SPAK zgjeron hetimet për Vlora Hysenin, dyshime për transfertë 450 mijë euro drejt kompanisë së vëllait në Gjermani

Vlora HyseniHetimet e SPAK në lidhje me abuzimet nga ish-kreu i SHISH Vlora Hyseni, përvec nxjerrjeve të sekreteve shtetërore, raportohet se lidheshin dhe me komponentë financiar

P
Piranjat 8 November 2026, 15:32 · 2 min lexim
SPAK zgjeron hetimet për Vlora Hysenin, dyshime për transfertë

Hetimet e SPAK në lidhje me abuzimet nga ish-kreu i SHISH Vlora Hyseni, përvec nxjerrjeve të sekreteve shtetërore, raportohet se lidheshin dhe me komponentë financiar.

Burime nga SPAK bëjnë me dije për Ora News se hetuesit kanë dërguar letërporosi në Kosovë dhe në Gjermani.

Lëvizja e fundit vjen pasi SPAK dyshon se vëllai i Vlora Hysenit, i cili dyshohet se përdor një identitet tjetër, ka kryer transferta të dyshimta, të cilat aktualisht po vlerësohen nga hetuesit.

Më konkretisht, prokurorët dhe agjentët e BKH-së kanë arritur të zbulojnë një transfertë prej 450 mijë eurosh nga shoqëria “Fortis Beton” sh.p.k., e cila është anuluar më 27.02.2024.

Mësohet se transferta në fjalë kishte destinacion shoqërinë gjermane “Erd & Tiefbau Dingler GmbH” dhe ishte kryer me përshkrimin “pagesë për kontratë huaje”, datë 26.02.2024.

Hetimet e bëra kanë nxjerrë në pah se drejtuesi i kompanisë gjermane është Izet Dingler, vëllai i Vlora Hysenit.

Për këto transferta dhe marrëdhëniet e shoqërisë “Fortis Beton” sh.p.k., e përfshirë në dosjen e AKSHI-t, me shoqëritë gjermane, janë pyetur Ardit Sota dhe Genci Shima, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për punimet dhe se nuk i njohin përfaqësuesit e shoqërive gjermane.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme parashtron se krijohen dyshime të arsyeshme se Ergys Agasi ka përdorur fondet e AKSHI-t për të korruptuar Vlora Hysenin.

Sipas SPAK, anulimi i transfertës prej 450 mijë eurosh, më 27.02.2024, nuk e përjashton dyshimin për premtimin dhe pranimin e përfitimit të parregullt nga ish-drejtoresha e SHISH-it, në këmbim të dhënies së informacioneve sekrete të institucionit ndaj Agasit.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme parashtron se kjo skemë dyshohet se është përdorur nga personat nën hetim për të fshehur origjinën dhe natyrën kriminale të produkteve të veprës penale të korrupsionit, si dhe të përfitimeve të paligjshme nga prokurimet publike të AKSHI-t.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.