Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
AKTUALITET

Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim Sevgen

Selim Sevgen dhe Teuta UstundagShpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë Albchrome

P
Piranjat 8 November 2026, 14:04 · 2 min lexim
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e

Shpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë "Albchrome".

Kapitali ka mësuar se administratorja kryesore e kësaj kompanie, Teuta Üstündağ, është larguar zyrtarisht nga posti i saj duke mbyllur të premten marrëdhëniet me kompaninë. 

Üstündağ ka qenë njeriu më i fuqishëm në Albchrome që nga shtatori i vitit të kaluar, kur u emërua në postin e administratores së parë të kompanisë. Por pas shpërthimit të skandalit të mbetjeve, rreth dy muaj më parë grupi turk Yildirim emëroi një bashkëadministrator të ri në Albchrome, turkun Selim Sevgen, i cili tashmë është drejtuesi real i kompanisë.  

Largimi i Üstündağ vjen pikërisht kur një raport i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) dhe IKMT-së e dokumentoi situatën në uzinë si një "katastrofë mjedisore".

Sipas gjetjeve zyrtare, operatori metalurgjik ka depozituar në mënyrë të paligjshme dhe në ambient të hapur qindra ton mbetje toksike e helmuese, të cilat rrezikojnë seriozisht shëndetin e banorëve të zonës.

Ky përshkallëzim vjen vetëm tre ditë pasi Prokuroria e Elbasanit ndërhyri duke urdhëruar sekuestrimin e menjëhershëm të këtyre mbetjeve të rrezikshme dhe duke hapur një hetim penal të gjerë. 

Kontrollet në terren zbuluan mbi 300 tonë pluhur industrial të dëmshëm, të grumbulluar nga filtrat e oxhaqeve, i cili ishte stivuar pa asnjë masë sigurie apo izolimi ndaj agjentëve atmosferikë në qiell të hapur. 

Në mes të kësaj situate të rënduar, Teuta Üstündağ, e cila mbante frenat e administrimit të shoqërisë gjatë periudhës kur u zbulua skandali i helmeve, ka lënë detyrën, duke ia dorëzuar stafetën turkur Sevgen.

Organet e akuzës po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë penale të ish-drejtuesve dhe nuk dihet nëse këto lëvizje të fundit në menaxhim janë bërë për të shmangur llogaridhënien përpara ligjit./kapitali.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.