Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare
POLITIKE

Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës studentore

Duke ju përgjigjur pyetjes së një qytetari kreu demokrat Berisha tha se, ‘dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës.

P
Piranjat 8 November 2026, 13:24 · 5 min lexim
Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish

Duke ju përgjigjur pyetjes së një qytetari kreu demokrat Berisha tha se, ‘dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës studentore’.

Kristi: Doktor, në protestën e djeshme përsëri pati incidente mes protestuesve. Mendoni se ndoshta Partia Demokratike duhet të ketë protestën e vet dhe mos të shkojë në ditën që e shpallin studentët?

Sali Berisha: Siç e patë ju i dashur Kristi, asnjë incident nuk pati nga studentët. Zero incidente.

Unë mund të them ty, i kam dhe emrat e tyre. Dhe mund t'ua them, por vetëm për hir të asaj që s'po më duket e drejtë se do ta marrin si një sulm të egër personal, por absolutisht ata ishin që të gjithë të paguar fort për të provokuar dhe për të krijuar incidente.

Në qoftë se e vutë re ju Kristi, pikërisht aty ku u krijuan ato dy-tre, ndodheshin si për çudi mediat e qeverisë që t'i filmonin.

Por ata edhe njëherë, nuk janë studentë. Ju i rishihni edhe njëherë videot. Janë persona që ka prej tyre dhe 40-50 vjeç, ka të tjerë 30 vjeçarë me radhë, kështu që s'kanë asgjë të përbashkët me studentët.

Por një gjë, në qoftë se ju quani studentë disa eksponentë që i morën shpirtin Flamingove, gaboni. Ata janë rrezik për çdo lëvizje. Ata janë zjarrfikës të paguar profesionistë. Kështu që nuk kanë asgjë të përbashkët me protestën.

Kurse, ata që thonë se kjo protestë ishte e popullit, dje populli siç e patë ishte populli demokrat.

Dhe ka qenë dhe do të jetë populli demokrat në mbështetje të studentëve, në mbrojtje të tyre.

Kristi, që kur ka filluar revolta studentore, e cila është thirrur dhe njëherë nga Sindikata e Pavarur e Arsimit të Lartë, thirrje të cilës të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në universitete, në shkolla të mesme dhe jashtë universiteteve u janë përgjigjur ndër të parët.

Deputetët e Partisë Demokratike, drejtuesit e saj, në mënyrë konstante kanë marrë pjesë në to. Dhe përveç pjesëmarrjes si mbështetje, kanë bërë një mbrojtje efikase të studentëve nga policia, narkopolicia, nga proceset gjyqësore dhe të tjera.

Janë mbi 600 studentë, të cilët kanë marrë mbrojtje ligjore nga zyra jonë ligjore.

Ndaj dhe ne jemi parti proteste.

Kemi lindur në protestë dhe do të jemi në këtë protestë.

Jo me simbolet tona, në respekt të studentëve dhe pluralitetit të tyre, por në mbështetje të plotë.

Dhe unë ftoj edhe njëherë të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë qytetarët, t'i mbështesim studentët.

Regjimi kreu barbarinë ndaj tyre.

Si mundet ne të pranojmë të tërhiqemi para akteve barbare, para plumbave që u vërshuan mbi të rinjtë, para gjymtyrëve të thyera, kafkave të çara.

Nuk mundet të ndodhë kjo kurrë.

Ne jemi forcë politike. Ne përdorim ato instrumente që kemi. Dhe kur ne bëjmë thirrje, nuk shkojmë kurrë për të postuar, jo, ne shkojmë për të mbështetur dhe për të mbrojtur, po.

Dhe unë them se këtë detyrë e kemi bërë më shumë se asnjë forcë tjetër politike.

Ndaj dhe edhe njëherë shfrytëzoj rastin të bëj thirrje për bashkim, të bashkohemi në mbështetje të revoltës studentore.

Ata që mendojnë se protesta është e tyre, ata përsërisin në mënyrë të pavetëdijshme, në një formë apo një tjetër, kufizimin e të drejtës për protestë.

Askush s'mund t'i kufizojë tjetrit të drejtën e protestës.

Kjo është e paimagjinueshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.