Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Askush nuk do të flasë në emrin tonë!”/ Europa në tryezën e negociatave për Ukrainën, Franca konfirmon pje... Sulmet ruse lënë pa energji 600.000 mijë ukrainas Skandal/ Bellingham dhe Rüdiger akuzohen për sulm ndaj stafit të sigurisë në... “E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga ana vokale”/ Deklarata e Jonida Maliqit, reagon Rozana Radi: Do të... Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr...
BOTA

“Askush nuk do të flasë në emrin tonë!”/ Europa në tryezën e negociatave për Ukrainën, Franca konfirmon pjesëmarrjen

P
Piranjat 8 November 2026, 16:17 · 4 min lexim
“Askush nuk do të flasë në emrin tonë!”/ Europa

Europa nuk do të mbetet jashtë negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë. Franca ka njoftuar se do të marrë pjesë në bisedimet që pritet të zhvillohen më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dhabi, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të Rusisë dhe Ukrainës.

Konfirmimi ka ardhur nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, i cili në një intervistë për RTL dhe Public Sénat deklaroi se vendet europiane kanë arritur të përfshihen në procesin diplomatik, pas kërkesave të vazhdueshme për të mos u përjashtuar nga diskutimet që lidhen me të ardhmen e sigurisë së kontinentit.

“Europianët do të përfaqësohen dhe Franca do të jetë në Abu Dhabi për të marrë pjesë në këto bisedime”, u shpreh Barrot.

Ai sqaroi se nuk do të jetë personalisht në tryezën e negociatave, ndërsa emri i përfaqësuesit francez ende nuk është përcaktuar publikisht.

 

“Nuk mund t’ju them ende se kush do ta përfaqësojë Francën në këtë rast, por patjetër që do të jetë atje”, theksoi ministri.

Pjesëmarrja europiane përbën një zhvillim të rëndësishëm, pasi takimet në Emiratet e Bashkuara Arabe ishin parashikuar fillimisht si negociata trepalëshe mes Uashingtonit, Moskës dhe Kievit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte kërkuar më herët që aleatët europianë të Ukrainës të përfshiheshin në diskutime.

Barrot bëri të ditur se qeveritë europiane kanë zhvilluar kontakte me ndërmjetësit amerikanë gjatë javëve të fundit, duke këmbëngulur se çdo marrëveshje për Ukrainën duhet të marrë parasysh edhe interesat e tyre.

“Në javët e fundit, europianët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet. Ata u kanë shpjeguar ndërmjetësve amerikanë se asnjë diskutim në lidhje me të ardhmen e këtij kontinenti nuk mund të injorojë pritshmëritë dhe kërkesat tona”, deklaroi kryediplomati francez.

Qëndrimi i Parisit vjen në një moment kur presidenti amerikan Donald Trump ka sinjalizuar mundësinë e një marrëveshjeje të gjerë me Rusinë.

Pas takimit të zhvilluar të enjten me të dërguarin rus Kirill Dmitriev, Trump u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje të madhe që mund t’i japë fund konfliktit në Ukrainë.

Sipas presidentit amerikan, marrëveshja e mundshme “mund të mbulojë të gjithë Europën” dhe prej saj “të gjithë do të jenë të kënaqur”. Megjithatë, ai nuk dha detaje mbi propozimet konkrete apo kushtet që po diskutohen.

I pyetur për këto deklarata, ministri francez tha se nuk e dinte se çfarë kishte parasysh Trump, por bëri të qartë se vendet europiane nuk mund të vendosen përpara një marrëveshjeje të përgatitur pa pjesëmarrjen e tyre.

Barrot theksoi se asnjë marrëveshje që ka pasoja për arkitekturën europiane të sigurisë nuk mund të hartohet, madje as të diskutohet, pa europianët.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.