Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare
AKTUALITET

Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës

Në Gjirokastër është arrestuar një 32-vjeçar pasi u kap duke transportuar një emigrant nga Afganistani, i cili kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri me Greqinë, kundrejt pagesës.

P
Piranjat 8 November 2026, 13:50 · 2 min lexim
Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin

Në Gjirokastër është arrestuar një 32-vjeçar pasi u kap duke transportuar një emigrant nga Afganistani, i cili kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri me Greqinë, kundrejt pagesës. Policia ka zbuluar se drejtuesi i automjetit kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.    

Operacioni policor i koduar “Zona 3” u finalizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e hetimit të trafiqeve të paligjshme, krimeve ekonomiko-financiare dhe Policinë Rrugore.

Në pranga përfundoi shtetasi K. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u procedua penalisht edhe pasagjeri M. Gj., 27 vjeç, për moskallëzim krimi dhe mallra kontrabandë.

Automjeti tip “Renault”, me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, u ndalua në aksin rrugor Sarandë–Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”. Sipas policisë, ata po transportonin kundrejt pagesës një shtetas afgan, i cili kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin nga Greqia drejt territorit shqiptar.

Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Tiranës për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën edhe dy çanta me veshje të ndryshme, të dyshuara si mallra kontrabandë, të cilat, sipas policisë, i përkisnin pasagjerit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy çantat me veshje dhe dy telefona celularë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.