Barcelona gjen “trajnerin” e saj në fushë, Rodri merr drejtimin e mesfushës së Flick…

Barcelona duket se ka gjetur një dirigjent të ri në mesfushë. Rodri po merr gjithnjë e më shumë rolin e organizatorit të lojës, duke u shndërruar në një element kyç për Hansi Flick dhe duke justifikuar investimin e klubit katalanas.
Sipas raportimit, transferimi i tij nuk ishte planifikuar fillimisht, pasi drejtuesit sportivë besonin se skuadra kishte alternativa të mjaftueshme në mesfushë. Megjithatë, mundësia për të siguruar shërbimet e fituesit të Topit të Artë ndryshoi planet e Barcelonës. Pas negociatave të vështira me Manchester Cityn, marrëveshja u arrit për 60 milionë euro, plus bonuse.
Shifrat tregojnë ndikimin e tij. Në ndeshjen ndaj Getafes, Rodri dominoi mesfushën dhe diktoi ritmin e lojës. Gjatë sezonit të La Ligës, ai ka regjistruar 489 pasime të sakta, me një përqindje suksesi prej 94.5%, duke u kthyer në një garanci për qarkullimin e topit dhe kontrollin e ndeshjeve.
Por kontributi i tij nuk kufizohet vetëm te statistikat. Rodri po shfaqet edhe si një lider në dhomën e zhveshjes, veçanërisht për lojtarët e rinj, të cilët shohin tek ai një model për t'u ndjekur dhe një burim përvoje.
Me objektivin për të fituar Ligën e Kampionëve, Barcelona shpreson që ndikimi dhe eksperienca e mesfushorit të bëhen vendimtare në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.
Lexo edhe
SPORT
Rrezik në Riad, ndeshja shtyhet me një orë, por Ronaldo shënon sërish dhe i afrohet historisë

Messi ka trofetë, Maradona ka shpirtin/ Sekreti i dy legjendave të Argjentinës

VIDEO/ Përleshje e dhunshme me karrige mes tifozëve, kaos jashtë stadiumit

Tronditet bota e futbollit! Futbollisti vdes papritur në moshë të re

Itali, i porsalinduri gjendet i braktisur në një qese

Partizani mbetet pa trajner, një kroat alternativë për pankinën

Pas ndeshjeve me Kombëtaren, legjionarët shqiptarë rikthehen me gola dhe asiste në kampionatet europiane

Largohet trajneri i Partizanit, Florin Bratu





