Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët Skandali/ Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia Pronari i B52, lë tre muaj pa paguar punëtorët, i thërret vetëm kur i duhet prodhimi Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë, plagosen 4 perso... Tabaku: Kompetencat që i jepni Policisë e çojnë vendin në vitin 1991 Skema me NIPT-e të reja/ Biznesmeni grek lë miliona lekë taksa të papaguara dhe vazhdon biznesin në të njëj... Bardhi: PD kundërshton reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e l...
SPORT

VIDEO/ Përleshje e dhunshme me karrige mes tifozëve, kaos jashtë stadiumit

P
Piranjat12 October 2026, 20:16 · 1 min lexim
VIDEO/ Përleshje e dhunshme me karrige mes tifozëve, kaos jashtë

Përplasje të dhunshme mes tifozëve të Levantes dhe Sevillas kanë ndodhur jashtë stadiumit, pak para ndeshjes mes dy skuadrave spanjolle, duke bërë që situata të përshkallëzohej dhe të dilte jashtë kontrollit.

Ndeshja, e programuar për mbrëmjen e sotme në orën 22:00, në kuadër të javës së tetë të kampionatit spanjoll, La Liga, u parapri nga incidente serioze jashtë stadiumit.

Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, dhjetëra persona me kapuçë, që dyshohet se u përkasin grupeve të organizuara të tifozëve të të dyja skuadrave, u përfshinë në përleshje të dhunshme në ambientet përreth stadiumit.

Situata u përshkallëzua me shpejtësi, ndërsa personat e përfshirë hodhën karrige dhe bomba tymuese. Në duart e tyre dallohen gjithashtu shkopinj dhe objekte prej druri.

Pamjet e publikuara tregojnë përmasat e përplasjes, ndërsa zona jashtë stadiumit u shndërrua në një skenë kaosi, pak para nisjes së ndeshjes. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.