Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
SPORT

“Hiqni sytë nga Broja”, ish-mbrojtësi i kombëtares: E kemi pritur për 4 vite, duhet të kërkonim një talent si Gruda

P
Piranjat25 September 2026, 18:24 · 2 min lexim
“Hiqni sytë nga Broja”, ish-mbrojtësi i kombëtares: E

Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Kreshnik Çipi, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me Armando Brojën dhe pritshmëritë për rikthimin e sulmuesit në versionin e tij më të mirë.

Çipi beson se pritja për Brojën ka zgjatur mjaftueshëm dhe se Kombëtarja shqiptare duhet të shohë përpara, duke kërkuar alternativa të reja në repartin ofensiv.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një periudhë të shkurtër pritjeje, pasi prej vitesh Broja është konsideruar si një nga talentet më të mëdha të futbollit shqiptar.

“Historia e Armando Brojës nuk duhet të zgjatet më. Për mua, duhet t’i heqim sytë nga Broja. Nuk është se po gabojmë ne dhe po i presim gjërat shpejt. Nuk kemi një vit, kemi 4 vite që presim Brojën.

Broja nuk po vjen. Madje, pas Botërorit, duhet t’i çonim sytë në katër cepat e botës për të gjetur një talent tjetër, si rasti i Grudës, për shembull.

Broja kishte fatin e madh të luante në Angli, por nuk e shfrytëzoi. Nëse rikthehet, mirë se të vijë, por për mua është shumë e vështirë”, u shpreh Kreshnik Çipi.

Deklarata e ish-mbrojtësit vjen në një moment kur pritshmëritë për Brojën mbeten të larta, por rikthimi i tij në formën që ka treguar më herët vazhdon të jetë një pikëpyetje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.