
Inter ka marrë një goditje të rëndë, në prag të sfidës së rëndësishme në kampionat ndaj Lecces dhe duelit vendimtar në play off e Champions ndaj Bodo Glimt. Kapiteni Lautaro Martinez ka pësuar një dëmtim muskulor në pulpën e këmbës së majtë, të marrë në sfidën e Champions ndaj Bodo/Glimt. Analizat e kryera në Rozzano paraditen e kësaj të premte konfirmuan problemin, ndërsa gjendja e tij do të rivlerësohet pas një jave.
Sulmuesi argjentinas pritet të mungojë të paktën tre javë, me rikthimin që mund të shtyhet deri në një muaj. Kjo do të thotë se ai humbet ndeshjet e kampionatit ndaj Lecce dhe Genoa, sfidën e Kupës së Italisë kundër Como-s, si dhe kthimin e playoff-it në Champions. Pothuajse e sigurt edhe mungesa në derbin me AC Milan më 8 mars. Nëse Interi avancon në Champions, rrezikon të humbasë edhe dy ndeshjet e 1/8-ave.
Situatë emergjente edhe në mesfushë për trajnerin Cristian Chivu. Kundër Lecces do të mungojnë të skualifikuarit Nicolo Barella dhe Hakan Calhanoglu. Lajm pozitiv rikthimi i Davide Frattesi, ndërsa për Piotr Zielinski do të vendoset pas vlerësimit të fundit mjekësor.
Një moment delikat për zikaltërit, që duhet të reagojnë menjëherë për të mbajtur ritmin në kampionat dhe për të synuar përmbysjen në Evropë, por pa njeriun e tyre më vendimtar në sulm, zikaltrit pritet ta kenë tepër të vështirë. Chivu është I paralajmëruar. Tashmë do të jetë radha e Thuram-Pio Espositos dhe Bonny që të tregojnë vlerat e tyre në fushë, për të bërë të mundur, që të mos ndjehet sadopak mungesa e “El Toro” Martinez.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
20 Shkurt12:21
“Mendoj se do të rinovoj”, Ancelotti i dashuruar pas Brazilit
Carlo Ancelotti po e shijon në maksimum aventurën e tij në krye të Brazilit, me teknikun italian që është përfshir&eum...
SPORT
20 Shkurt11:05
Sulmuesi kuqezi pëson aksident me makinë! Ja si paraqitet gjendja e tij
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Sivasspor, Rey Manaj, ka pësuar një aksident automobilistik pas rikthimit nga transferta e radhës n&...
SPORT
20 Shkurt09:05
Europa League/ Nottinghami trondit Fenerbahçen në Stamboll, hap i gabuar për Arbër Hoxhën dhe Dinamon e Zagrebit
Janë luajtur katër ndeshjet e para të Europa League në fazën play off, ku golat nuk munguan.
Në sfidën kryesore të mb...
SPORT
20 Shkurt07:27
Kryefjalë në Turqi, Muçi zgjidhet lojtari i muajit/ 24-vjeçari thyen rekordin e grekut
Ernest Muçi po përjeton sezonin më të mirë të karrierës së tij në Turqi, duke u shndërruar në një...
SPORT
19 Shkurt23:56
Xabi Alonso refuzon ofertën për rikthim te klubi evropian
Pak më shumë se një muaj pas largimit nga Real Madrid, Xabi Alonso ka refuzuar ofertën për të marrë drejtimin e Marseille.
S...
SPORT
19 Shkurt23:14
Myrto Uzuni u tundua nga oferta turke, drejtori i Austin: Futbollistëve iu ofrojnë shuma të mëdha parash!
Austin pagoi 12 milionë euro te Granada në Spanjë për bërë të vetin Myrto Uzunin. Pas një viti në futbollin e Shtet...
SPORT
19 Shkurt19:58
Derbi i kryeqytetit, Disiplina gjobit Partizanin dhe Tiranën
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të gjitha k...
SPORT
19 Shkurt18:51
Thriller në garën 15 km në Lojërat Olimpike Dimërore. Medalje ari për Norvegjinë me një diferencë prej... gjysmë sekonde (VIDEO)
Vetëm një sprint dramatik në metrat e fundit mjaftoi për të ndarë Norvegjinë nga Finlanda në sprintin ekipor të mes...
SPORT
19 Shkurt17:38
Gjykata e Lacios jep vendimin përfundimtar, 3 skuadrat me emër në Serinë A marrin dënimin e rëndë
Gjykata Administrative Rajonale e Lacios ka lënë në fuqi masën ndëshkuese ndaj tre klubeve të Serisë A, Romës, Napolit d...
SPORT
19 Shkurt16:03
Paraqitjet e klubeve të Serisë A në Champions, legjenda Henri: Po çuditeni? Kjo është situata e futbollit italian
Skuadrat italiane kanë kaluar një mesjavë të tmerrshme në Ligën e Kampioneve, duke pësuar disfata të rënda në...