
Ernest Muçi po përjeton sezonin më të mirë të karrierës së tij në Turqi, duke u shndërruar në një nga figurat kyçe të Trabzonspor. I huazuar nga Beshiktash me opsion blerjeje, mesfushori shqiptar jo vetëm që ka rigjetur formën optimale, por ka hapur edhe një kapitull të ri negociatash mes dy klubeve.
Paraqitjet dhe golat e shënuar nga Muçi, kanë sjellë edhe vlerësime dhe ka qenë media prestigjioze turke “HT Spor”, e cila e ka shpallur Ernest Muçi si lojtarin më të mirë të muajit, përforcon edhe më shumë peshën e ndikimit të tij te Trabzonspor. Ky çmim vjen pas formës së shkëlqyer që mesfushori shqiptar po kalon, duke u shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të kampionatit. Përzgjedhja nga një prej platformave më të ndjekura sportive në Turqi jo vetëm që rrit profilin e tij në tregun vendas, por e vendos Muçin në qendër të vëmendjes, në një moment kyç të sezonit.
LOJTARI MË PRODUKTIV NË SKUADËR- 24-vjeçari ka arritur kontributin më të lartë në gol në karrierën e tij, duke regjistruar 13 gola dhe 4 asistime në të gjitha kompeticionet. Me këtë shifër, ai barazoi rekordin e mesfushorit grek Anastasios Bakasetas prej 13 golash në një sezon (2022-23), duke u bërë mesfushori i parë i Trabzonsporit që prek këtë kuotë në vitet e fundit. Në kampionat, Muçi ka realizuar 10 gola në Super Lig, duke shënuar dy herë ndaj Bashakshehir dhe Gooztepe, si dhe nga një gol kundër Koniaspor, Beshiktash, Gençlerbirlixhi, Kocaelispor, Samsunspor dhe Fenerbahçe. Në Kupë, ai shtoi edhe 3 gola të tjerë, duke treguar vazhdimësi në të dy kompeticionet.
Përtej golave, Muçi ka dhënë edhe 4 asistime, duke e çuar totalin e kontributit direkt në 17 gola. Veçanërisht domethënëse është efikasiteti i tij nga distanca: tre prej golave kanë ardhur nga jashtë zone, ndërsa goli i vetëm i skuadrës nga goditja e dënimit këtë sezon mban firmën e tij. Me 1164 minuta në 18 paraqitje kampionati ku 13 sfida i ka nisur si titullar, Muçi është shndërruar në motorin kreativ të mesfushës.
MERKATOJA- Forma e tij aktuale përbën një ndryshim të madh krahasuar me periudhën e vështirë te Beshiktashi. Në 10 ndeshjet e fundit të kampionatit, Muçi ka realizuar 10 gola dhe 2 asistime, një statistikë kjo që e vendos mes lojtarëve më vendimtarë të fazës së dytë të sezonit. Ky shpërthim ka ndryshuar edhe dinamikën mes dy klubeve. Trabzonspor pagoi 1 milion euro për huazimin sezonal, ndërsa opsioni i blerjes është i fiksuar në 8.5 milionë euro. Drejtuesit e klubit nga Trabzoni raportohet se po shqyrtojnë mundësinë e rinegocimit të kësaj shume, duke argumentuar se marrëveshja fillestare është arritur në rrethana të ndryshme sportive. Nga ana tjetër, Beshiktashi nuk duket i gatshëm të bëjë lëshime.
Kontrata e Muçit me klubin e Stambollit është e vlefshme deri më 30 qershor 2027, çka i jep atyre një pozicion të fortë negociues. Duke marrë parasysh rritjen e vlerës së tij në treg dhe moshën relativisht të re, klubi bardhezi e konsideron çmimin aktual të arsyeshëm. Megjithatë, një tjetër frikë që ka Beshiktashi, është fakti se në janarin e ardhshëm ai hyn në 6 muajt e fundit të kontratës dhe mund të nënshkruajë parakontratë me klube të tjera, çka do të ishte një goditje e madhe financiare, duke ditur se janë paguar 10 milionë euro.
KLASIFIKIMI- Pas sulmuesit Paul Onuachu, i cili kryeson listën e golashënuesve të ekipit me 17 gola, Muçi është shndërruar në realizuesin e dytë më të mirë të Trabzonsporit. Forma e tij aktuale nuk është më thjesht një seri e mirë ndeshjesh, por një sinjal i qartë i maturimit sportiv. Vendimi që do të merret në verë për të ardhmen e tij do të ndikojë jo vetëm në trajektoren personale të futbollistit shqiptar, por edhe në projektin e Trabzonsporit.
Aktualisht, të gjitha treguesit flasin për një lojtar që ka hyrë në fazën më produktive të karrierës së tij dhe që ka rikthyer emrin e tij në qendër të vëmendjes së futbollit turk. Nëse Trabzonspori blen kartonin e Muçit, nuk mbetet e sigurt pjesa nëse Muçi do të kontribuojë për ta edhe sezonin e ardhshëm apo do të largohet menjëherë për t’u shitur në ndonjë skuadër tjetër.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
19 Shkurt23:56
Xabi Alonso refuzon ofertën për rikthim te klubi evropian
Pak më shumë se një muaj pas largimit nga Real Madrid, Xabi Alonso ka refuzuar ofertën për të marrë drejtimin e Marseille.
S...
SPORT
19 Shkurt23:14
Myrto Uzuni u tundua nga oferta turke, drejtori i Austin: Futbollistëve iu ofrojnë shuma të mëdha parash!
Austin pagoi 12 milionë euro te Granada në Spanjë për bërë të vetin Myrto Uzunin. Pas një viti në futbollin e Shtet...
SPORT
19 Shkurt19:58
Derbi i kryeqytetit, Disiplina gjobit Partizanin dhe Tiranën
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të gjitha k...
SPORT
19 Shkurt18:51
Thriller në garën 15 km në Lojërat Olimpike Dimërore. Medalje ari për Norvegjinë me një diferencë prej... gjysmë sekonde (VIDEO)
Vetëm një sprint dramatik në metrat e fundit mjaftoi për të ndarë Norvegjinë nga Finlanda në sprintin ekipor të mes...
SPORT
19 Shkurt17:38
Gjykata e Lacios jep vendimin përfundimtar, 3 skuadrat me emër në Serinë A marrin dënimin e rëndë
Gjykata Administrative Rajonale e Lacios ka lënë në fuqi masën ndëshkuese ndaj tre klubeve të Serisë A, Romës, Napolit d...
SPORT
19 Shkurt16:03
Paraqitjet e klubeve të Serisë A në Champions, legjenda Henri: Po çuditeni? Kjo është situata e futbollit italian
Skuadrat italiane kanë kaluar një mesjavë të tmerrshme në Ligën e Kampioneve, duke pësuar disfata të rënda në...
SPORT
19 Shkurt14:44
Interit nuk i del e keqja pas humbjes për shkak të Lautaros, zikaltrit ankohen për barin
Interi është larguar nga Norvegjia me një humbje 3-1 përballë Bodo/Glimt që ka shuar euforinë zikaltër për shk&eu...
SPORT
19 Shkurt13:51
BASKETBOLL, KUPA/ Partizanit i ka mbetur vetëm emri, Tirana e mund me lehtësi. Teuta eliminon Vllazninë në Shkodër
Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj ka mësuar skuadrat gjysmëfinaliste të edicionit 2025-2026, teksa pas Besël...
SPORT
19 Shkurt13:22
Laporta nuk kursen askënd: Arbitrat po na ndëshkojnë, lojtarët e Real hidhen si në pishinë
Humbjet e rënda në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit dhe ndaj Gironas në kampionat kanë ndezur ambjentin n...
SPORT
19 Shkurt12:18
Spalletti i “paprekshëm”, por pa Champions projekti vihet në diskutim
Juventus pësoi një goditje të rëndë të martën, teksa u mund thellë 5-2 në aktin e parë të ndeshjeve pla...