Austin pagoi 12 milionë euro te Granada në Spanjë për bërë të vetin Myrto Uzunin. Pas një viti në futbollin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duket se Uzunit i mungon loja e fortë që zhvillohet në Evropë dhe u tundua nga një ofertë e Trabzonspor. Klubi turk e kërkoi me ngulm Uzunin në fundin e merkatos, gjë që e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Austin FC. Sipas Rodolfo Borel klubi nga SHBA nuk kishte kohë për ta zëvendësuar Uzunin.
“Shikoni, ofertat vijnë për lojtarët. Tani mos merrni të kundërtën. Në fund e gjitha është se për të arritur një marrëveshje, siç u kam thënë më përpara, lojtari sigurisht që duhet të jetë i lumtur, por edhe klubi gjithashtu duhet të jetë i kënaqur në fund.
Klubi është ai, pronarët janë ata që bëjnë një investim specifik për të sjellë lojtarët dhe në fund nëse do të ketë një lëvizje, duhet të bëhet sepse të gjithë përfitojnë apo janë të interesuar.
Kjo ndonjëherë vjen dhe nuk ka interes, ose ndonjëherë kur vjen koha nuk është e duhura. Nuk është një temë vetëm për Myrto Uzunin, është një temë me lojtarët e tjerë. Ndonjëherë ofertat arrijnë, por në një kohë kur nuk mund të marrë dikë tjetër sepse nuk ka kohë për asgjë. Më kuptoni apo jo?
Ose klubi nuk është i interesuar për çfarë iu thashë sepse lojtarit i afron shumë para, por mundohen ta blejnë lojtarin për asgjë. Më kuptoni? Atëherë, sigurisht, e gjithë kjo duhet të vlerësohet dhe në çdo moment, dhe të merret vendimi më i mirë për klubin”, u shpreh drejtori sportiv i Austin FC. Uzuni ka kontratë me ekipin nga MLS deri më 31 dhjetor 2027 dhe të paktën këtë sezon (nis për pak ditë) do jetë pjesë e Austin.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
19 Shkurt19:58
Derbi i kryeqytetit, Disiplina gjobit Partizanin dhe Tiranën
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të gjitha k...
SPORT
19 Shkurt18:51
Thriller në garën 15 km në Lojërat Olimpike Dimërore. Medalje ari për Norvegjinë me një diferencë prej... gjysmë sekonde (VIDEO)
Vetëm një sprint dramatik në metrat e fundit mjaftoi për të ndarë Norvegjinë nga Finlanda në sprintin ekipor të mes...
SPORT
19 Shkurt17:38
Gjykata e Lacios jep vendimin përfundimtar, 3 skuadrat me emër në Serinë A marrin dënimin e rëndë
Gjykata Administrative Rajonale e Lacios ka lënë në fuqi masën ndëshkuese ndaj tre klubeve të Serisë A, Romës, Napolit d...
SPORT
19 Shkurt16:03
Paraqitjet e klubeve të Serisë A në Champions, legjenda Henri: Po çuditeni? Kjo është situata e futbollit italian
Skuadrat italiane kanë kaluar një mesjavë të tmerrshme në Ligën e Kampioneve, duke pësuar disfata të rënda në...
SPORT
19 Shkurt14:44
Interit nuk i del e keqja pas humbjes për shkak të Lautaros, zikaltrit ankohen për barin
Interi është larguar nga Norvegjia me një humbje 3-1 përballë Bodo/Glimt që ka shuar euforinë zikaltër për shk&eu...
SPORT
19 Shkurt13:51
BASKETBOLL, KUPA/ Partizanit i ka mbetur vetëm emri, Tirana e mund me lehtësi. Teuta eliminon Vllazninë në Shkodër
Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj ka mësuar skuadrat gjysmëfinaliste të edicionit 2025-2026, teksa pas Besël...
SPORT
19 Shkurt13:22
Laporta nuk kursen askënd: Arbitrat po na ndëshkojnë, lojtarët e Real hidhen si në pishinë
Humbjet e rënda në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit dhe ndaj Gironas në kampionat kanë ndezur ambjentin n...
SPORT
19 Shkurt12:18
Spalletti i “paprekshëm”, por pa Champions projekti vihet në diskutim
Juventus pësoi një goditje të rëndë të martën, teksa u mund thellë 5-2 në aktin e parë të ndeshjeve pla...
SPORT
19 Shkurt11:40
Spektakël dhe gola në Brugge, Atletico barazon 3-3, Simeone: Barazimi ishte i drejtë
Mbrëmje e çmendur futbolli në Jan Breydel Stadion, ku Club Brugge KV dhe Atletico Madrid barazuan 3-3, duke lënë të hapur &cce...
SPORT
19 Shkurt10:43
I doli në mbrojtje Viniciusit, legjenda e Benfikës denoncon: Fyerje raciste nga tifozët, më kërcënuan të mos shkel më në stadium
Ish-futbollisti brazilian Luizao, një nga legjendat e klubit të Benfikës pasi për më shumë se një dekadë ka veshur fan...