
E ardhmja e Dusan Vlahovic te Juventusi duket gjithnjë e më e paqartë. Sulmuesi serb është aktualisht i fokusuar në rikuperimin nga dëmtimi, por ndërkohë zërat për një largim të mundshëm nga Torino po shtohen dita-ditës.
Me kontratën që i skadon në qershor të vitit 2026, Vlahovic pritet të kthehet në një nga emrat më të lakmuar të merkatos së ardhshme, sidomos nëse nuk rinovon me “Zonjën e Vjetër”. Situata e tij kontraktuale e bën atë një mundësi mjaft tërheqëse për klubet europiane, veçanërisht për ato që kërkojnë një sulmues të nivelit të lartë.
Në Premier League, Chelsea dhe Tottenham kanë shfaqur interes konkret për shërbimet e 24-vjeçarit, duke mos e konsideruar pengesë pagën e tij të lartë. Të dy klubet janë në kërkim të një golashënuesi të besueshëm dhe Vlahovic shihet si profili ideal për të përforcuar repartin ofensiv.
Gara për firmën e tij nuk ndalet vetëm në Angli. Borussia Dortmund, Barcelona dhe Atletico Madrid po monitorojnë nga afër situatën, duke qenë të gatshëm të hyjnë në negociata në momentin e duhur.
Megjithatë, një skenar surprizë po qarkullon në Itali: Milani. Rikthimi i Massimiliano Allegrit në pankinën kuqezi mund të hapë rrugën për një lëvizje të bujshme. Trajneri italian e njeh mirë Vlahovic nga periudha te Juventusi dhe mund të insistojë për transferimin e tij në “San Siro” verën e ardhshme, sidomos pas dështimit të drejtorit sportiv Igli Tare për të siguruar një sulmues gjatë merkatos së janarit.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
9 Shkurt07:55
Julian Shehu i motivuar: E njohim mirë Poloninë, kemi stil italian
Julian Shehu po bën një sezon shumë të mirë në aspektin personal në kampionatin polak, aty ku është përshtat...
SPORT
9 Shkurt00:05
Chivu pas ndeshjes: Po kalojmë periudhë të mirë, por nuk flas për titullin
Numri një i stolit të Interit, Christian Chivu doli në konferencë pas fitores 0-5 ndaj Sassuolos. Ai pranoi se skuadra po kalon periudh&eu...
SPORT
8 Shkurt23:52
“Gruaja ime e di që jam nervoz te penalltitë”/ Haland për fundin dramatik në fitoren ndaj Liverpulit: I thashë gjyqtarit që të mos jepte të kuq
Erling Haland ka qenë protagonist i fitores 2-1 të Mançester Sitit ndaj Liverpulit, duke dhënë asistin për Bernardo Silvan n&e...
SPORT
8 Shkurt23:45
Ndeshje dramatike! Juventusi dhe Lacio ndajnë pikët
Duel dramatik ai mes Juventusit dhe Lacios, i vlefshëm për javën e 24-t të Serisë A që u mbyll me shifrat e barabarta 2 me 2.
N...
SPORT
8 Shkurt23:20
Reali fiton në Valencia, Barcelona vetëm një pikë larg
Real Madrid del me pikët e plota nga Valencia. Los Blancos triumfuan 0-2 ndaj Valencias, në përballjen e Mestalla-s.
Pjesa e parë pë...
SPORT
8 Shkurt22:18
Disfatë e hidhur ndaj Betis, Atletico bie në Madrid
Atletico Madrid pësoi disfatë 0-1 ndaj Betis në La Liga. Goli i Antony dërgoi në festë tifozërinë mysafire në min...
SPORT
8 Shkurt22:10
Inter vijon marshimin, zikaltërit mundin Sassuolon me 5 gola
Inter merr 3 pikët e radhës në Serie A. Zikaltërit mundën 0-5 Sassuolon, në përballjen e mbajtur në Reggio Emilia. Bis...
SPORT
8 Shkurt20:59
Po spikat me Ipswich, Mehmeti: Jemi skuadra më e mirë, kemi ambicie për t’u ngjitur në Premier League
Anis Mehmeti po spikat me paraqitjet e tij te skuadra e tij e re Ipswich Town lu u transferua nga Bristol City. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në fi...
SPORT
8 Shkurt20:43
Fitore me përmbysje mes kaosit e polemikave në shtesë, Mançester Siti mban gjallë ëndrrën e titullit
Mançester Siti ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion në Angli, duke m...
SPORT
8 Shkurt20:19
Legjionarët, Ajeti dhe Seferi protagonistë absolutë në fitoren e ekipit turk
Legjionarët kuqezinj Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi ishin protagonistë absolutë në fitoren e ekipit të tyre ditën e sotme.
Jo ...