Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembet masivi shkëmbor në rrugën Qafë Buall-Krastë, bllokohet qarkullimi Milionat e TikTok LIVE dhe hija e mafias/ Aleks Visha dhe “Samy Dubai” në qendër të investigimit italian, d... Zhupa shpërthen për ligjin e zonave të mbrojtura: Pasuritë e Shqipërisë nuk janë për t’u ndarë mes oligarkë... Detaje të reja nga konflikti në burgun e Reçit/ Kush janë dy të dënuarit e përfshirë në përplasje, emrat dh... Koreja e Jugut thyen rekord historik, eksportet tejkalojnë për herë të parë 1 trilion dollarë falë IA-së... Premtimi i Benet Becit mbeti në letër/ Ura e Bardhajve drejt shembjes, banorët kërkojnë ndërhyrje Skandal në futbollin argjentinas: 8 lojtarë arrestohen pas dhunës ndaj arbitrit pas humbjes Revolta e brezit të ri kundër Ramës, “The Atlantic”: Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës! "Përmbytën" Belgjikën dhe Anglinë me ko*ainë, goditet banda që fitoi 25 mln euro, arrestohen disa shqiptarë... 38 ditë pas arrestimit për atentatin e planifikuar, Apeli liron nga burgu Vinçesk Pirolin Mishi i laboratorit drejt tregut shqiptar, projektligji hap derën pa një autorizim të dytë nga BE-ja U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin
SPORT

Kombëtarja kuqezi përgatitet për ndeshjen ndaj San Marinos, ka ndryshime në listë

P
Piranjat 4 October 2026, 15:24 · 2 min lexim
Kombëtarja kuqezi përgatitet për ndeshjen ndaj San Marinos, ka

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë pas kthimit nga Finlanda me lojtarët kuqezi që kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj San Marinos.

Skuadra u nda në dy grupe, teksa lojtarët që nuk u aktivizuan në Finlandë zhvilluan një seancë me ngarkesë të plotë. Ndërsa lojtarët që ishin titullarë në ndeshje bënë vetëm rikuperim dhe fizioterapi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka ndryshime në listën e Kombëtares. Mesfushori Feta Fetai dhe mbrojtësi Samuele Sina do të largohen për t’u bashkuar me Kombëtaren U-21 dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për miqësoren me Ukrainën, që luhet nesër në ora 15:30 në Hungari.

Sakaq, edhe mesfushori Luis Hasa ka kaluar problemet shëndetësore dhe sot është bashkuar me grupin, duke qenë gjithashtu i gatshëm për ndeshjen e katërt të UEFA Nations League.

Gjithashtu, trajneri Rolando Maran ka thirrur portierin Simon Simoni për të zëvendësuar Etrit Berishën e skualifikuar. Simoni është bashkuar që sot në stërvitje me kuqezinjtë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me San Marinon, që luhet më datë 6 tetor, ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.