
Humbjet e rënda në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit dhe ndaj Gironas në kampionat kanë ndezur ambjentin në klubin blaugrana. Së fundmi ka qenë vetë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili ka intensifikuar sulmet ndaj gjyqtarëve, duke kërcënuar se do të zbulojë emrat e atyre që po dëmtojnë klubin katalanas. Gjatë një eventi në Girona, Laporta u shpreh se disa vendime arbitrare kanë dëmtuar Barçën herë pas here, dhe theksoi se ky problem është i përsëritur dhe i dukshëm.
Ai mbrojti skuadrën, e cila po përballet me sfida të mëdha, duke thënë se ekipi po lufton kundër çdo vështirësie, ndërsa mënyra më e mirë për të përballuar këto pengesa është të luajë më mirë dhe të forcojë ekipin. Laporta nuk la pa prekur edhe Real Madrid, duke kritikuar trajtimin preferencial që sipas tij marrin disa skuadra në situata të ngjashme, ndërsa nuk ngurroi as të ironizonte lojtarët e “Los Blancos”: Ata janë mësuar të hidhen në pishinë dhe të notojnë shumë mire”.
Laporta theksoi gjithashtu se Barcelona po vepron me konstruktivitet, duke dërguar letra argumentuese te Federata dhe duke kërkuar drejtësi për incidente si ai me Koundé dhe penalltinë me Lamine.
Në fund, ish-presidenti rikujtoi se Leo Messi është i mirëpritur të kthehet në klub: “Ashtu si Kubala dhe Cruyff, Messi meriton një statujë dhe një homazh. Ai ka kontratë deri në 2028, dhe më pas do të shihet se çfarë do të ndodhë.”, theksoi Laporta.
Barcelona mbetet në qendër të debatit, ndërsa Laporta shprehet se klubi do të luftojë për drejtësi dhe do të qëndrojë i fortë në fushë dhe jashtë saj.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
19 Shkurt12:18
Spalletti i “paprekshëm”, por pa Champions projekti vihet në diskutim
Juventus pësoi një goditje të rëndë të martën, teksa u mund thellë 5-2 në aktin e parë të ndeshjeve pla...
SPORT
19 Shkurt11:40
Spektakël dhe gola në Brugge, Atletico barazon 3-3, Simeone: Barazimi ishte i drejtë
Mbrëmje e çmendur futbolli në Jan Breydel Stadion, ku Club Brugge KV dhe Atletico Madrid barazuan 3-3, duke lënë të hapur &cce...
SPORT
19 Shkurt10:43
I doli në mbrojtje Viniciusit, legjenda e Benfikës denoncon: Fyerje raciste nga tifozët, më kërcënuan të mos shkel më në stadium
Ish-futbollisti brazilian Luizao, një nga legjendat e klubit të Benfikës pasi për më shumë se një dekadë ka veshur fan...
SPORT
19 Shkurt09:50
Humbja nga Bodo/Glimt lë shumë pasoja te Interi, Chivu konfirmon lëndimin e Lautaros
Trajneri i Interit, Cristian Chivu ka konfirmuar se kapiteni i skuadrës, Lautaro Martinez ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e së ...
SPORT
19 Shkurt09:05
Sherri në fushë vazhdoi edhe pas ndeshjes, Alegri i vërsulet Fabregasit: Je një fëmijë dhe b*le që ka filluar të bëjë pardje trajnerin
Ndeshja mes Milanit dhe Komos në Serinë A nuk ka kaluar pa tension dhe më i dukshmi ka qenë ai mes Çesk Fabregas dhe Masimiliano Al...
SPORT
19 Shkurt09:00
Uzuni kërkoi transferimin te Trabzonspori, drejtori sportiv i Austin zbulon prapaskenat
Rodolfo Borel, që është drejtori sportiv i Austin, ka folur për Myrto Uzunin. Spanjolli ka treguar pse u pengua transferimi i Uzunit te Tr...
SPORT
19 Shkurt08:14
Chivu përmend Maradonën për të mbrojtur Bastonin, zemëron tifozët e Napolit
Katër ditë pas episodit të diskutueshëm të Bastonit në Inter-Juventus, polemikat vazhdojnë. Trajneri i Interit, Cristian Ch...
SPORT
19 Shkurt07:51
“Elbasani të besojë te titulli”, Gentian Bylykbashi: Ndaj Vllaznisë ndeshje reklame për kampionatin, por gara vazhdon
Elbasani u kthye pa pikë nga transferta në Shkodër, në një ndeshje që me pak më shumë fat mund të ishte mbyllur e...
SPORT
18 Shkurt23:22
Interi 'ngrin' në acarin norvegjez, Bodo/Glimt leksion futbolli gjigantit italian
Bodo/Glimt ka shkaktuar një nga befasitë më të mëdha të këtij edicioni në play-off-in e Ligës së Kampionë...
SPORT
18 Shkurt21:32
Fitore e thellë në Champions, Newcastle triumfon ndaj Qarabag
Newcastle ka triumfuar 1-6 ndaj Qarabag, në ndeshjen e parë të Play Off të Champions. Anglezët vendosën takimin në “s...