Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bardhi: PD kundërshton reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e l... Gara për Kryeprokuror/ Rasti i anëtarit të KLP, Olger Eminaj, vë në pikëpyetje procesin Reshjet intensive përmbysin Durrësin Vrasja e ish-policit në Vaun e Dejës, Vinçesk Piroli sërish në kërkim! EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 10 persona për pastrim parash nga trafiku i drogës në Itali, sekuestrohen 680... Sekuestrohen 66 kg kanabis në kufirin grek, tre shqiptarë në pranga “Të pashpirt e të pamëshirshëm”/ Berisha shpërthen për Paketën Fiskale: Vendosët të godisni shtresën e mesm... Avioni i mallrave del nga pista në Miami, ja video dramatike Britania përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë, thërret 100 mijë ish-ushtarakë: Do të rikthehen... Pasi e përjashtoi nga grupi, Rama i ndërron vendin në kuvend Spiropalit Ndërron jetë ish-deputeti i PS-së Akuza për korrupsion zgjedhor, dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku i Vaut të Dejës
SPORT

Legjionarët shqiptarë shkëlqejnë në Europë, Manaj protagonist me dy gola dhe një asist

P
Piranjat12 October 2026, 14:05 · 1 min lexim
Legjionarët shqiptarë shkëlqejnë në Europë, Manaj

Futbollistët shqiptarë janë rikthyer protagonistë me klubet e tyre pas angazhimeve në UEFA Nations League, duke spikatur me gola dhe asiste. Rey Manaj ishte një nga lojtarët më të dalluar të fundjavës, duke realizuar dy gola dhe një asist në fitoren 4-1 të Sivassporit ndaj Pendiksporit. Sulmuesi kuqezi shënoi në minutat 21 dhe 55, përpara se të shërbente për Ethemin në golin e tretë të skuadrës turke.

Në Turqi la gjurmë edhe Ernest Muçi, i cili realizoi golin e avantazhit për Trabzonsporin në suksesin 3-0 ndaj Samsunsporit, duke regjistruar realizimin e dytë sezonal. Në kampionatin slloven, Indrit Tuci shkëlqeu me një dopietë për Olimpija Ljubljanën, por dy golat e tij nuk mjaftuan për të shmangur barazimin 3-3 ndaj Murës.

Kontribut të rëndësishëm dha edhe Taulant Seferi, autor i një asisti në fitoren 3-2 të Kayserisporit ndaj Manisas. Ndërkohë, minuta të rëndësishme regjistruan edhe futbollistë të tjerë të Kombëtares, mes tyre Gjimshiti, Berisha, Laçi, Uzuni, Shpendi, Ramadani dhe Broja, duke konfirmuar aktivizimin e vazhdueshëm të legjionarëve shqiptarë në kampionatet europiane.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.