Akuza për korrupsion zgjedhor, dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku i Vaut të Dejës
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është dënuar me 1 vit burgim, pasi është gjetur fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje. Gjykata ka vendosur që dënimi me burg të konvertohet në 100 orë punë në interes publik. SPAK kishte paraqitur pretencën më 12 nëntor, duke kërkuar shpalljen fajtor të Shkrelit dhe dënimin e tij […]

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është dënuar me 1 vit burgim, pasi është gjetur fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje. Gjykata ka vendosur që dënimi me burg të konvertohet në 100 orë punë në interes publik.
SPAK kishte paraqitur pretencën më 12 nëntor, duke kërkuar shpalljen fajtor të Shkrelit dhe dënimin e tij me 1 vit burgim. Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar gjithashtu që atij t’i hiqej e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
Sipas hetimeve të SPAK, ngjarja lidhet me fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Shkreli akuzohet se u kishte premtuar banorëve të fshatit Stajkë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, ndërtimin e një linje elektrike në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate.
Lexo edhe
AKTUALITET
Çmimi i biletës së urbanëve mund të rritet nga 1 Janari, operatorët: Duam TVSH 6%

Komisionerja Marta Kos sot në Tiranë, takim me Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian

Zbardhet vendimi i plotë i GJKKO për nënën e Monika Kryemadhit dhe dy të pandehurit e tjerë, ja çfarë vendosi gjykata për vilën në Kodrën...

Pezullohet për 3 orë transporti publik, shoqata në protestës kundër rritjes së TVSH-së: E bëjmë për qytetarët

Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Bogë-Theth, ndërhyrje për pastrimin e rrugës gjatë natës

Shpërthim me lëndë plasëse në verandën e një banese në Lezhë, çfarë thotë policia

E TRISHTË, pas 10 ditësh në luftë për jetën, 14-vjeçarja jep frymën e fundit te “Trauma”, u vetëhodh nga pallati në Astir

Moti i keq, pezullohen lundrimet me traget nga Vlora drejt Italisë





