Formula 1/ Verstappen triumfon në Singapor, Kimi Antonelli një hap larg titullit

Max Verstappen me Red Bull triumfon në Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1, duke regjistruar suksesin e parë në pistën qytetase të Marina Bay dhe fitoren e dytë radhazi këtë sezon, pas asaj në Sepang.
Piloti holandez, katër herë kampion bote, kurorëzon një fundjavë perfekte, pasi kishte fituar edhe garën sprint. Verstappen dominoi nga fillimi deri në fund, pa u rrezikuar nga rivalët. Në vendin e dytë u rendit Charles Leclerc me Ferrari, ndërsa podiumin e plotësoi kryesuesi i kampionatit, Kimi Antonelli me Mercedes.
Piloti italian hedh një tjetër hap drejt titullit të parë botëror, duke e çuar në 102 pikë avantazhin ndaj ndjekësve, duke patur të parin Match Point për të siguruar matematikisht titullin kampion, që në garën e radhës. Dy pilotët e McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri, u renditën përkatësisht në vendet e katërt dhe të pestë, duke lënë pas Lewis Hamilton me Ferrari. Britaniku u penalizua nga strategjia e gomave, duke humbur tri pozicione në xhirot e fundit.
Në zonën e pikëve përfunduan edhe Lawson, Hulkenberg, Russell dhe Hadjar. Gara e Singaporit konfirmoi rikthimin në formë të Red Bull dhe afrimin gjithnjë e më shumë të Antonellit me titullin kampion në Formula 1.
Lexo edhe
SPORT
Ronaldo: Jam futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave! Ja çfarë thotë për Messin

Freiburgu merr kreun e Bundesligës, Gladbach mbetet në fund pa asnjë pikë

Lamine Yamal lë pas Mbappe, vetëm një gol larg barazimit të rekordit të francezit në Champions League

‘Çdo histori e bukur e ka një fund’/ Vincenzo Montella jep mesazhin emocionues pas shkarkimit

Në Sardegna nuk ka fitues mes Cagliarit dhe Juventusit

Spalletti e Pisacane, dy trajnerët humbasin qetësinë pas ndeshjes, çfarë ndodhi mes tyre

Vllaznia merr fitoren e parë të sezonit, Murataj vendos ndaj Dinamos

Tirana, trajneri pas derbit: Treguam veten, merituam suksesin





