SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e Arjeta Pucës, Ardi Veliut i sekuestrohet telefoni
SPAK ka zhvilluar kontrolle në disa ambiente në kuadër të një hetimi që po vijon, ndërsa në fokus të veprimeve heti...
SPAK ka zhvilluar kontrolle në disa ambiente në kuadër të një hetimi që po vijon, ndërsa në fokus të veprimeve heti...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pasi SPAK kontrolloi banesën e biznesmenit shqiptaro-izraelit Ron Yeff...
Nga Kryesia e Kuvendit, deputetja e PD, Denisa Vata u shpreh se Reforma Territoriale po udhëhiqet nga interesi politik i mazhorancës. Në dekla...
Rrjetet sociale po “ziejnë” ditët e fundit pas publikimit të disa videove intime, ku në to shfaqen persona të njohur nga ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takojë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, pasditen e s...
Piranjat News raportoi pak më herët ekskluzivisht kontrollin e SPAK në vilën e biznesmenit izraelito-amerikan dhe izraelit Ron Yeffet, n&e...
“Ne ishim në shesh më 24 maj në Porta Ticinese. Na e ndryshuan vendndodhjen, por kjo nuk ndryshon motivimin tonë dhe dëshir&eum...
Piranjat News mëson se SPAK ka kryer një kontroll në vilën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet në fshatin Pëllumbas. Kont...
Bashkëshortja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Tamara Vuçiç, ka publikuar një fotografi me Presidentin e SHBA-s...
Eli Fara ka dëshmuar në polici në lidhje me skandalin e videove intime të publikuara nga studioja e producentit Adrian Hila. Gjatë d...

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka deklaruar se do të ndërmarrë masa pas vendimit të komisionit të pavarur në çështjen e Premier League kundër Manchester City-t.
Një komision i pavarur e ka shpallur Manchester Cityn fajtor për pothuajse të gjitha akuzat e ngritura nga Premier League, ku pjesa më e madhe lidhej me shkelje të rënda të rregullave financiare gjatë periudhës 2009–2018.
Sipas gjetjeve të komisionit, klubi kishte krijuar kontrata komerciale të konsideruara “fiktive”, në kuadër të skemave që synonin rritjen artificiale të të ardhurave dhe fshehjen e kostove me më shumë se 900 milionë paund gjatë një periudhe nëntëvjeçare.
Manchester City e ka kundërshtuar fuqishëm vendimin dhe ka përsëritur qëndrimin se është i pafajshëm. Drejtori ekzekutiv i klubit, Ferran Soriano, e ka cilësuar çështjen si një “komplot të Premier League” në një video drejtuar stafit të klubit.
Manchester City është aktualisht në procesin e apelimit të vendimit, me afatin për paraqitjen e tij që përfundon të premten, 2 tetor. Nëse vendimi konfirmohet pas apelimit, klubi mund ta çojë çështjen edhe në Gjykatën e Lartë.
Në një deklaratë zyrtare, Federata Angleze ka bërë të ditur se po shqyrton me kujdes vendimin dhe pasojat e tij për futbollin anglez.
“Vendimi i Komisionit të Pavarur ka implikime të rëndësishme për integritetin e lojës. Ne po e shqyrtojmë me kujdes vendimin dhe pasojat e tij dhe do të ndërmarrim veprime aty ku është e përshtatshme”, thuhet në deklaratën e FA.
Federata shtoi se nuk do të bëjë komente të tjera për momentin, pasi procedurat mes Premier League dhe Manchester Cityt janë ende në zhvillim.
“Ndërsa procedurat mes Premier League dhe Manchester City Football Club mbeten në vijim, nuk kemi ndërmend të komentojmë më tej në këtë fazë. Megjithatë, do të vazhdojmë t’i monitorojmë nga afër zhvillimet”, përfundon deklarata.
Çështja pritet të vijojë me procesin e apelimit të Manchester Cityt, ndërsa qëndrimi i FA hap mundësinë për masa të mëtejshme në varësi të zhvillimeve të ardhshme të procedurave.
Fabricio Ravaneli i thuri elozhe Edon Zhegrovës, ndërsa fliste për “Tuttosport”. Legjenda e Juventusit zbuloi se ka folur me trajne...
Ndaj Serbisë, fitorja ishte jetike për projektin e ri të Jurgen Klopp. Për fat të mirë, një super Wirtz udhëhoqi ekipin ...
Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry, ka folur për Cristiano Ronaldon, në një kohë kur ylli portugez është në qend&e...
UEFA rihap çështjen kundër Barcelonës pas ankesës së Real Madridit. Organi qeverisës i futbollit evropian dëshiron t&...
Kampionati Botëror i futbollit i këtij viti gjeneroi një ndikim ekonomik prej rreth 2 miliardë dollarësh për qytetin e Nju Jorku...
Portugalia vijon marshimin e saj në këtë edicion të Nations League. Skuadra luzitane iu imponua edhe Danimarkës në Kopenhagen duke...
Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim pa gola në udhëtim te Izraeli, sfidë që u zhvillua në st...
Kylian Mbappe është gjithnjë e më shumë në qendër të polemikave. Këtë radhë sulmuesi francez i Realit t&e...
Vora ka marrë një seri masash ndëshkimore pas episodeve në ndeshjen me Skënderbeun. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në...
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Helsinki, ku të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës në UEFA Nations League n...