Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ... “Asambleja e paranojës, terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshë... EKSKLUZIVE/ Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja Debate në Asamblenë e PS/ Fatmir Xhafaj del kundër propozimit të Ramës: Spiropali dhe Ndreca të mos përjash... Berisha: NATO anuloi samitin në Shqipëri për shkak të lidhjeve të Ramës me krimin Berisha: Kushdo që ka grabitur pasuritë më të bukura të Shqipërisë, do të mbajë përgjegjësi “Kush ka probleme me drejtësinë, të merret vetë”/ Rama flet për Ballukun pasi refuzoi kërkesën e SPAK për t... Reshjet intensive në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lid... “Ringjallet” Gjermania, “çmonton” Serbinë brenda në Beograd, Klopp: Futbolli gjerman është në dorë të sigur... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë
SPORT

Gjermania mposht Serbinë 2-0, Wirtz shkëlqen dhe Klopp: Ishte një kënaqësi për sytë!

P
Piranjat 2 October 2026, 09:32 · 2 min lexim
Gjermania mposht Serbinë 2-0, Wirtz shkëlqen dhe Klopp: Ishte një

Ndaj Serbisë, fitorja ishte jetike për projektin e ri të Jurgen Klopp. Për fat të mirë, një super Wirtz udhëhoqi ekipin përfaqësues në suksesin 2-0. Sulmuesi i Liverpool ishte në një mbrëmje fantastike ku shërbeu në çdo formë. I pari që tentoi kuadratin ishte Gnabry, me këtë të fundit që shpërdoroi i vetëm në zonë, ndërsa më pas tentoi edhe Wirtz.

Më në fund, pas një presioni asfiksues në zonë e Serbisë, Wirtz goditi shtyllën pingule, me topin që u kthye në një assist në këmbët e Bischof, me mesfushorin e Bayern Munich që tundi rrjetën me një goditje të fortë brenda në zonë.

 Gjermania nuk e uli ritmin për asnjë moment, por faza ofensive ishte në një mbrëmje të errët, ku në minutën e 59-të Woltemade gaboi shumë pranë vijës fatale duke dërguar topin në tribunë, një rast për të vënë duart në kokë. Goli ishte në “ajër” dhe 3 minuta më vonë, Wirtz me një veprim fantastik brenda në zonë realizoi golin e dytë duke mbyllur llogaritë me Serbinë.

Pa diskutim, i kënaqur pas këtij suksesi u shfaq trajneri Jurgen Klopp: “Më pëlqeu gjithçka në këtë takim, kundër presingu ynë ishte i jashtëzakonshëm. Besoj se edhe tifozët e Liverpool e kanë shijuar këtë takim, të shihje Wirtz ishte një kënaqësi për sytë”, u shpreh Klopp. Falë këtij suksesi, Gjermania ngjitet në kuotën e 4 pikë pas 3 ndeshjeve, në një grup që në mënyrë të papritur kryesohet nga Greqia.

 Helenët dolën me 1 pikë pas barazimit 2-2 përballë Holandës, mbase kjo pikë i rri ngushtë në një kohë kur kryesonin 2-0 në pjesën e parë. Ekipi i Xavi-t reagoi në fraksionin e dytë, ku Van Dijk dhe Reijnders shënuan 2 gola duke shmangur humbjen. Me 7 pikë, Greqia qëndron në krye, plus 2 në raport me Holandën.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.