Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident tragjik në Elbasan-Peqin, këmbësori përplaset për vdekje nga një automjet Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi Si po e ndryshon krimi i organizuar shqiptar trafikun e kokainës në Amerikën Latine Emanuela humbi jetën duke shkuar në festë, e ëma kërkon mes lotësh nipërit e plagosur Një izraelit problematik dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion pas monopolit të IT-së në Tiranë?... “Dorëheqja nuk negociohet!”/ Qytetarët 177 ditë protestë para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën... Aksident në aksin Fier-Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun...
SPORT

Maresca dhe Haaland mes polemikave për Man.City, mesazhi para sfidës me Liverpool: Të qëndrojmë të bashkuar

P
Piranjat 9 October 2026, 09:01 · 2 min lexim
Maresca dhe Haaland mes polemikave për Man.City, mesazhi para sfidës

Shpallja fajtor e Man.City për 114 nga 115 akuza për shkelje të rregullave financiare pritet të sjell një dëmtim shembullor për “qytetarët”, të paktën kështu shpresojnë rivalët e tyre, por deri në pritjen e masave, apo dënimeve, trajneri Enzo Maresca ka mbledhur ekipin përpara rifillimit të Premier League, duke kërkuar nga lojtarët angazhim maksimal. 

Marseca premton se të gjithë janë bashkë në këto momente dhe se ndjesitë janë pozitive përpara sfidës përballë Liverpool:

“Personalisht jam shumë i qetë, kemi besim të plotë te klubi. I kuptoj polemikat, por unë jam trajner dhe mendoj vetëm për aspektin sportiv. Lojtarët janë entuziast për dy ndeshjet e radhës, edhe për faktin se jemi në krye të tabelës”, u shpreh Marseca.

Në të njëjtën linjë me trajnerin Maresca ishte edhe Erling Haaland, me këtë të fundit që premtoi maksimumin përballë ekipit të kuq:

 “Kam kaluar 4 vite këtu, është një periudhë e gjatë dhe speciale. Jam shumë i lidhur me qytetin dhe me tifozët, ndihem njëri prej tyre. Të dielën tifozët do të argëtohen, por duhet të qëndrojmë të bashkuar.

Duhet të buzëqeshim gjithmonë, duhet të jemi pozitiv, çfarë do që të ndodhë. Ne do të përpiqemi të fitojmë këtë takim, të shijojmë momentin”, u shpreh Erling Haaland në një intervistë për Sky Sport.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.