De Rossi vlerëson Mitajn: Është shumë më i fortë sesa kemi parë deri më tani

Tekniku i Genoas, Daniele De Rossi u ndal te lojtarë të veçantë në konferencë për shtyp para Fiorentinës. Ndër të tjera, ai foli edhe për Mitaj.
“Jam i bindur se skuadra do të zhvillojë një ndeshje të shkëlqyer. Kjo sepse deri më tani kemi arritur më pak sesa meritonim, por tani duhet të rrisim ritmin dhe të angazhohemi edhe më shumë.
Jam i qetë; po bëj punën time, ndonëse me zhgënjimin që ndjen çdo trajner, kur gjërat nuk shkojnë siç i kisha imagjinuar. Megjithatë, mbetem optimist sepse kam parë një skuadër që ka vazhduar të punojë jashtëzakonisht shumë – qoftë në aspektin e angazhimit fizik, përqendrimit apo edhe moralit.
E di që ndoshta nuk është gjëja më e përshtatshme për t’u thënë, por mbizotëronte një atmosferë pozitive – një atmosferë që nuk duhet keqkuptuar.
Nuk e njihja Ëiafen, por ai është lojtari që më ka habitur më së shumti. Shumë shpejt, ai do të jetë ndër njëzet titullarët kryesorë – një lojtar që mund t’i japë shumë këtij ekipi. Edhe Mitaj, për shembull, është shumë më i fortë sesa ç’kemi parë deri më tani”.
Lexo edhe
SPORT
Liga e Kombeve/ Dalin në shitje një muaj para biletat për sfidën me Finlandën në “Air Albania”

Transfermarkt përditëson vlerat e futbollistëve, Yamal dhe Haaland kryesojnë me nga 220 milionë euro

Bayern Munich "piketon" Dani Olmon, 90 milionë euro për yllin e Barcelonës

Chivu flet për afrimet e Interit: Spence mund të bëjë gjithçka, Stones na jep shumë

Pagat e prapambetura sjellin bojkotin, dorëhiqet drejtori sportiv i Vllaznisë

City rrezikon përjashtimin, Inteligjenca Artificiale parashikon eksod, largohen 23 futbollistë

Zgjedhjet në FIFA, Ramon Vega befas sfidon Infantinon: Futbolli është në reanimacion...

Ronaldo “ul armët” me Messin: Ke të gjithë respektin tim




