Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vala e defekteve teknologjike në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë “Surprizat” e motit gjatë kësaj të premteje! Reshje shiu gjatë mëngjesit, pasdite të lokalizuara në ...... Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro SecuriMeter 2026: Perceptimi mbi korrupsionin rritet në Shqipëri, bie në Rajon E premte “e zezë”/ Nga lekët tek tradhtia, për këto shenja gjithçka kthehet përmbys! Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin
SPORT

Valon Berisha i jep lamtumirën përfaqësueses së Kosovës

P
Piranjat 5 October 2026, 15:28 · 2 min lexim
Valon Berisha i jep lamtumirën përfaqësueses së Kosovës

Një kapitull i rëndësishëm mbyllet për Valon Berishën dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Mesfushori i dha sot lamtumirën zyrtare fanellës dardane, me një ceremoni të organizuar në stadium gjatë ndeshjes Kosovë-Austri.

Berisha vendosi të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar pas një dekade me Kosovën. Ai e zgjodhi përfaqësuesen dardane në vitin 2016, pasi më parë kishte luajtur 20 ndeshje me Norvegjinë.

Debutimi me Kosovën erdhi më 5 shtator 2016, pikërisht ndaj Finlandës, në një ndeshje që përfundoi 1-1. Në atë takim, Berisha shënoi edhe golin e parë të Kosovës në një ndeshje kualifikuese.

Në total, ai e mbyll aventurën me 52 paraqitje dhe 4 gola me Kosovën. Një prej momenteve më të veçanta ishte dygolëshi ndaj Anglisë, në humbjen 5-3 të Kosovës.

Berisha ishte pjesë e brezit që ndërtoi historinë e Përfaqësueses së Kosovës në vitet e para të saj në arenën ndërkombëtare. Në letrën e lamtumirës, ai kujtoi vendimin për t’u larguar nga Norvegjia dhe për të përfaqësuar Kosovën, duke e cilësuar atë si një nga vendimet për të cilat do të jetë krenar gjithë jetën.

Dhe sot, në stadium, erdhi edhe përshëndetja e fundit. Tifozët e duartrokitën, ndërsa presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i dorëzoi një fanellë speciale.

Një lamtumirë për një prej lojtarëve që ishte pjesë e rrugëtimit të parë historik të Kosovës në futbollin ndërkombëtar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.