"Varet nga ai": Jorge Jesus hap derën për rikthimin e Cristiano Ronaldos në kombëtare!

Jorge Jesus dha një notë diplomatike pas fitores 2-1 të Portugalisë ndaj Norvegjisë në Ligën e Kombeve të dielën.
Kur u pyet për Cristiano Ronaldon, i cili braktisi shokët e tij të ekipit dhe u largua nga kampi stërvitor të mërkurën, trajneri portugez e la derën hapur për rikthimin e sulmuesit 41-vjeçar në kombëtare.
"Ai do të thirret për grumbullimmin e ardhshme ndërkombëtar," tha Jorge Jesus në një konferencë për shtyp, siç raportohet nga AFP. "Nëse dëshiron, ai mund të kthehet tek ne. Do ta diskutojmë përsëri para njoftimit të radhës të skuadrës, por i takon atij të vendosë. "
Trajneri foli gjithashtu për Cristiano Ronaldon në zonën e përzier, për kanalin portugez Sport TV: "Varet nga ai të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë me jetën e tij. Ashtu si para njoftimit të parë të skuadrës.
Do të jetë e njëjta gjë edhe për të dytin. Nëse është i interesuar... Nuk më takon mua të vendos, dhe nuk mundem. Nuk jam i trishtuar. Kam punuar me Cris për një vit (në Al-Nassr), kemi një miqësi shumë të fortë profesionale. Kaq."
Lexo edhe
SPORT
Një virus 'shkatërron' Suedinë, 11 lojtarë sëmuren, izolime dhe largime nga kampi

“Respekte vlla”, Granit Xhaka reagon pas pensionimit të Valon Berishës

Dramë në “Fadil Vokrri”, Austria i mohon fitoren Kosovës në fundin e takimit

Zidane i del në mbrojtje Cristianos

Kombëtarja kuqezi përgatitet për ndeshjen ndaj San Marinos, ka ndryshime në listë

Argjentina shkatërroi Burkina Fason, që pas mjaft aventurash mbërriti në Buenos Aires

VIDEO/ Ndeshja Maqedoni-Skoci u pezullua nga ‘pushtuesi’ i veçantë i fushës

Humbja turpëruese me Anglinë/ Modric: Hera e parë që më erdhi turp që vesha fanellën kroate






