Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
A do të ma hapni derën? Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë çdo kontrolli, babai kërkon ndihmën e Piranjave Djali poshtë maskës 1700 euro për një pasaportë false/ Si u asgjësua rrjeti që premtonte Europën online? Nga shënimet te denoncimi për të birin në vitin 2024/ Si arriti policia greke te Odise Dhima Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pusht... Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani “Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka “, Berisha: Lista të hapura 100 përqind, të ndajmë shtetin nga partia Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse
POLITIKE

“NATO” nuk vjen në Tiranë, çfarë fshihet pas vendimit? Ilir Kulla: Rama të heqë arrogancën! Samitin nuk e bën kryeministri, por Aleanca. Institucionet të reflektojnë

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në News24, Ilir Kulla deklaroi se shtyrja e samitit lidhet me vështirësitë teknike dhe financiare të Shqipërisë, por edhe me faktorë politikë. Sipas tij, Italia mund të marrë përsipër organizimin, ndërsa samiti mund të zhvillohet në Tiranë në vitin 2028, nën mbështetjen e një aleati më të madh. […]

P
Piranjat13 November 2026, 21:43 · 3 min lexim
“NATO” nuk vjen në Tiranë, çfarë fshihet pas

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Ilir Kulla deklaroi se shtyrja e samitit lidhet me vështirësitë teknike dhe financiare të Shqipërisë, por edhe me faktorë politikë. Sipas tij, Italia mund të marrë përsipër organizimin, ndërsa samiti mund të zhvillohet në Tiranë në vitin 2028, nën mbështetjen e një aleati më të madh.

Kulla u shpreh se Shqipëria e ka të vështirë të organizojë e vetme një aktivitet të përmasave të tilla brenda një kohe të shkurtër, duke përmendur komponentët teknikë, ushtarakë dhe financiarë që kërkon një samit i NATO-s.

Sipas tij, ekziston mundësia që Shtetet e Bashkuara të kërkojnë mbështetjen e një vendi tjetër aleat për organizimin e aktivitetit, ndërsa si një prej alternativave përmendi Italinë.

Ai hodhi gjithashtu idenë se samiti mund të shtyhet për vitin 2028 dhe të zhvillohet sërish në Tiranë, por me mbështetjen dhe patronazhin e një vendi aleat më të madh.

 

“Shqipëria e ka teknikisht të pamundur në kohë të shkurtër të organizojë një Samit e vetme. Medoj që ka një përpjekje amerikane , jo për të hequr Samitin nga Shqipëria, por që të gjejë një vend aleat që të marrë përsipër organizmin. Me gjasë i vetmi vend që mund ta bëjë këtë gjë që është edhe vend i rëndësishëm është Italia që në 2027 do kalojë një proces zgjedhor. Dhe mendoj se Samiti shtyhet për në 2028 dhe Shqipëria është vend i vogël , modest dhe e ka të pamundur të realizojë këtë Samit, duke futur komponentë teknik, ushtarak, por edhe financiar.  Samiti është gjë e komplikuar. Mendoj që në 2028 do bëhet në Tiranë, por sigurisht që ketë një patronazhim nga një vend aleat më i madh”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se përveç faktorëve teknikë kanë ndikuar edhe arsyet politike , situata e brendshme politike në vend.

“Pse amerikanë nuk pranuan që të bëhej Samitit në Shqipëri? Kryesoja është pamundësia që Shqipëria ta organizojë, ka edhe arsye politike. Ka të bëjë edhe me situatën e brendshme politike. 2026 ka qenë një vit jo i lehtë politik për Shqipërinë. Edhe marrëdhëniet e familjes së Trump me Shqipërinë u bënë një nga diskutimet e fushatës. Rama duhet të heqë edhe sjelljen arrogante. Samitin nuk e bën Edi Rama, Samitin e bën NATO, nuk mund të kërkojë të marrë pikë personale. Duhet të ketë edhe një reflektim të institucioneve të Shqipërisë në raport me Samitin”, tha ai.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.