Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich...
AKTUALITET

"Ti na the se e munde kancerin", gazetarja prek me fjalët për humbjen e Saimir Vishajt: Po i jepte lamtumirën kujtdo që e njihte

P
Piranjat 3 November 2026, 19:24 · 3 min lexim
"Ti na the se e munde kancerin", gazetarja prek me fjalët

Gazetarja e njohur Anila Hoxha, ka shkruar një mesazh të ndjerë për ikjen e parakohshme të avokatit Saimir Vishaj. Pas disa ditësh në koma, për shkak të një rrëzimi nga shkallët, avokati i njohur qëndroi për tre ditë në intubim dhe sot familja njoftoi lajmin e trishtë.

Ajo shkruan se pak ditë më parë, Saimir Vishaj kishte përfunduar dhe seancat e terapisë për rikuperimin nga kanceri, të cilin e mposhti rreth një vit më parë, dhe kështu u thoshte dhe të njohurve të tij.

"Me shumë beteja në jetë, secila me e vështirë se tjetra, në të vërtete Saimiri po i jepte lamtumirën kujtdo që njihte, familjes së vjetër dhe familjes së re, miqve, juristëve, kolegëve e të afërmve në mënyrën e tij më origjinale dhe me te veçantë", shkruan ajo.

Shënimi i plotë:

Avokati dhe profesori Saimir Vishaj, babai i Salvit dhe i Kleit, gjyshit i Greit; u nda nga jeta sot në moshen 60 vjecare. Saimiri luftoi me sëmundjen e pashërueshme dhe para pak ditësh mbylli seancat e terapisë. Menduam se ja doli se keshtu e quante tumorin, një luftë të fituar. Kështu na tha që e mundi!

Me shumë beteja në jetë, secila me e vështirë se tjetra, në të vërtete Saimiri po i jepte lamtumirën kujtdo që njihte, familjes së vjetër dhe familjes së re, miqve, juristëve, kolegëve e të afërmve në mënyrën e tij më origjinale dhe me te vecantë.

Duke qëndruar fort në këmbë e duke rrëfyer se ne jetën e ndajmë me njëri - tjetrin, me njerëz që ikin e që vijnë, apo të njohur e të panjohur e për këtë ndikim që kemi duhet të jemi me te mirë e me më shumë dritë. Saimiri, miku i gazetarëve dhe jo vetëm!

Lamtumire Saimir, bashkohu me Even, motrën që e deshe aq shumë dhe me prindërit. E di që ike me një mall të madh vecanërisht për nipin Grein, për të cilin lotet i mbaje në sy duke i mundur me buzëqeshjen e vlonjatit të fisëm. Por edhe me nje mesazh të fortë, na tregove se edhe ne rast se humbasim duhet të ecim përpara GJITHMONE!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.