Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreu të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët “Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJK... “Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjimet: Sa mirë më nji... VIDEO/ Fenomen i rrallë në Rio de Janeiro, një “ujëvarë” resh mbështjell statujën e Krishtit Hakerët depërtojnë në platformën dixhitale të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave... Apeli e liroi nga qelia! Vinçesk Piroli akuzohet dhe për 5 vrasje me pagesë
BOTA

Tragjedi në Pakistan/ Shembet ndërtesa në ndërtim në Karaçi, shkon në 8 numri i viktimave! Rreth 10 persona rezultojnë të zhdukur

Ka shkuar në tetë numri i viktimave nga shembja e një ndërtese në ndërtim e sipër në qytetin e Karaçit, në Pakistan. Ngjarja ndodhi të mërkurën, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë edhe sot, pasi rreth 10 persona rezultojnë ende të zhdukur nën rrënoja. Sipas shërbimeve të emergjencës, tre trupa dhe 14 persona të plagosur u […]

P
Piranjat27 November 2026, 14:59 · 2 min lexim
Tragjedi në Pakistan/ Shembet ndërtesa në ndërtim në

Ka shkuar në tetë numri i viktimave nga shembja e një ndërtese në ndërtim e sipër në qytetin e Karaçit, në Pakistan. Ngjarja ndodhi të mërkurën, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë edhe sot, pasi rreth 10 persona rezultojnë ende të zhdukur nën rrënoja.

Sipas shërbimeve të emergjencës, tre trupa dhe 14 persona të plagosur u nxorën nga rrënojat ditën e shembjes, ndërsa pesë trupa të tjerë janë gjetur gjatë dy ditëve të fundit. Zëdhënësi i shërbimeve lokale të emergjencës, Hassan Khan, bëri të ditur se operacioni do të vijojë deri në nxjerrjen e të gjithë personave që mund të ndodhen nën rrënoja.

Ndërkohë, ngjarja ka sjellë edhe masa ndaj autoriteteve përgjegjëse. Më shumë se 12 zyrtarë janë pezulluar për neglizhencë, ndërsa policia është vënë në lëvizje për arrestimin e pronarit të ndërtesës, e cila u shemb në zonën e Kolonisë Baloch.

Shembjet e ndërtesave janë një problem i përsëritur në Pakistan, kryesisht për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë, përdorimit të materialeve me cilësi të ulët dhe mosrespektimit të rregullave të ndërtimit. Vetëm gjatë këtij viti, Karaçi është përballur edhe me dy ngjarje të tjera të rënda. Në shkurt, 16 persona humbën jetën nga shembja e një ndërtese pas një shpërthimi gazi, ndërsa në korrik, 27 persona u vranë kur u shemb një ndërtesë pesëkatëshe në një lagje të qytetit.

 

BREAKING: Multi-Storey Building Collapse in Pakistan Kills One, Injures Four – Officials

Several people are feared trapped in the rubble of the six-storey Karachi building, police said.

A group of labourers were working in the under-construction building at the time, and several vehicles were crushed by debris, rescues officials confirmed.

? @ShahidHussainJM

— RT_India (@RT_India_news) November 25, 2026

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.