Trump shpall Zyrën Ovale monument kombëtar, vendos kapelën “VETO” si mesazh për Kongresin e ri

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur Zyrën Ovale, hapësirat ngjitur me të dhe sallën e mbledhjeve të Kabinetit monument kombëtar, me synimin për të mbrojtur këto ambiente historike nga ndryshimet e mëdha arkitekturore në të ardhmen.
Trump deklaroi se vendimi do të vështirësojë ndërhyrjet e rëndësishme në këto hapësira, duke argumentuar se askush nuk duhet të ketë mundësinë të shkatërrojë një pjesë kaq të rëndësishme të historisë presidenciale amerikane.
Megjithatë, shpallja nuk ndalon presidentët e ardhshëm të ndryshojnë mobiliet, dekorimin apo të kryejnë ndërhyrje rutinë dhe të sigurisë.
Gjatë nënshkrimit, vëmendjen e tërhoqi edhe një kapelë e kuqe me mbishkrimin “VETO”, të cilën Trump e vendosi mbi tavolinën historike presidenciale. Ky veprim u interpretua si një mesazh politik për demokratët, të cilët kanë fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në zgjedhjet e mesmandatit.
Trump ka paralajmëruar se do të përdorë të drejtën e vetos kundër nismave ligjore me të cilat nuk është dakord.
Vendimi vjen ndërsa presidenti po realizon ndryshime të mëdha në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë ndërtimin e një salle të re madhështore, ndryshimet në Kopshtin e Trëndafilave dhe transformimin e dekorimit të brendshëm me elemente të shumta të praruara në ar, portrete dhe statuja.
Kështu, Trump synon të lërë gjurmën e tij në kompleksin presidencial, ndërsa njëkohësisht kërkon të mbrojë disa prej ambienteve më historike të tij nga ndryshimet e ardhshme.
Lexo edhe
BOTA
Arinjtë sulmojnë për vdekje nënën dhe vajzën gjatë shëtitjes në pyll

Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane?

Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco Rubios, reagon Shtëpia e Bardhë...

“Ende presidenti juaj”, Shtëpia e Bardhë ndan videon e Trump në versionin Lego: Po punon për ta bërë Amerikën përsëri të madhe

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Serbi, Lista e Studentëve mori më shumë se 600 mijë vota në krahasim me partinë e Vuçi...





