Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave
BOTA

Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane?

Një valë masive kërcënimesh pothuajse të njëkohshme me bomba ka shkaktuar kaos në disa aeroporte evropiane, duke prekur më shumë se 25 fluturime në shtatë vende, nga Bullgaria deri në Skoci. Incidentet kanë detyruar devijimin e avionëve, aktivizimin e procedurave të emergjencës dhe ngritjen e avionëve luftarakë, duke rikthyer shqetësimet për përshkallëzimin e luftës hibride […]

P
Piranjat 6 November 2026, 08:33 · 2 min lexim
Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve

Një valë masive kërcënimesh pothuajse të njëkohshme me bomba ka shkaktuar kaos në disa aeroporte evropiane, duke prekur më shumë se 25 fluturime në shtatë vende, nga Bullgaria deri në Skoci.

Incidentet kanë detyruar devijimin e avionëve, aktivizimin e procedurave të emergjencës dhe ngritjen e avionëve luftarakë, duke rikthyer shqetësimet për përshkallëzimin e luftës hibride në Evropë.

Sipas raportimeve, të paktën 15 avionë pasagjerësh u përballën me kërcënime gjatë së enjtes, por në kontrollet e kryera nuk u gjet asnjë eksploziv. Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, e cilësoi këtë situatë si një strategji për të krijuar kaos dhe frikë në shoqëritë evropiane, duke paralajmëruar se kërcënime të tilla tregojnë se sa lehtë mund të paralizohen aktivitetet normale të vendeve të kontinentit.

Dyshimet kryesore për autorët e këtyre incidenteve drejtohen nga Rusia, për shkak të historikut të operacioneve të dyshuara hibride kundër vendeve evropiane. Sipas BBC-së, disa prej kërcënimeve janë nënshkruar me emrin e organizatës ekstremiste ruse “Luftëtarët e Shtetit Mashkullor”.

 

Një email kërcënues i dërguar në Bullgari paralajmëronte për një shpërthim brenda 60 minutash, ndërsa mesazhe të ngjashme u morën edhe nga dy fluturime drejt Romës, nga Helsinki dhe Dublini.

Autoritetet po hetojnë nëse bëhet fjalë për një fushatë të koordinuar që synon destabilizimin e infrastrukturës kritike evropiane. Për analistët, këto incidente përfaqësojnë një formë të luftës hibride, ku përmes mjeteve me kosto të ulët synohet të krijohen panik, pasiguri dhe çorganizim në vendet evropiane, pa qenë e nevojshme të kryhen sulme fizike.

Megjithëse deri tani të gjitha kërcënimet rezultojnë të rreme, shkalla e tyre ka ngritur alarmin për sigurinë e aviacionit dhe stabilitetin e Evropës.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.