Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave
BOTA

Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco Rubios, reagon Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë zërat për një riorganizim të mundshëm të administratës Trump pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke mohuar se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio rrezikojnë të largohen nga detyra. Megjithatë, pozita e Hegseth duket më e pasigurt, pasi ndaj tij janë shtuar […]

P
Piranjat 6 November 2026, 08:05 · 2 min lexim
Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA,

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë zërat për një riorganizim të mundshëm të administratës Trump pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke mohuar se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio rrezikojnë të largohen nga detyra.

Megjithatë, pozita e Hegseth duket më e pasigurt, pasi ndaj tij janë shtuar kritikat për mënyrën se si ka menaxhuar luftën me Iranin, e cila është përmendur si një nga arsyet e humbjes së rëndë të republikanëve në zgjedhje.

Vetë sekretari i Mbrojtjes ka reaguar përmes një videoje, duke mbrojtur punën e tij dhe duke deklaruar se sulmet politike nuk do ta detyrojnë të tërhiqet.

Presidenti Donald Trump, nga ana e tij, ka shprehur mbështetje të plotë për Hegseth, duke deklaruar se ka ndërmend ta mbajë në detyrë dhe duke vlerësuar se ai ka bërë një punë fantastike. Ndërkohë, kongresmeni republikan Thomas Massie ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të ndërmarrë nismën për shkarkimin e sekretarit të Mbrojtjes.

 

Në një tjetër zhvillim, Marco Rubio ka mohuar raportimet se po shqyrton largimin nga administrata për t’u përgatitur për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Në një intervistë për New York Times, ai deklaroi se synimi i tij ka qenë gjithmonë të qëndrojë në administratën Trump deri në përfundimin e mandatit, duke shtuar se e pëlqen punën që bën.

Edhe Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë i kanë cilësuar raportimet për largimin e Rubios si lajme të rreme.

Ndërkohë, sipas Washington Post, Trump mund të jetë duke shqyrtuar edhe ndryshime në nivelet e larta ushtarake, përfshirë largimin e gjeneralit Dan Caine, kryetar i Shtabit të Përbashkët, ose të admiralit Brad Cooper, komandant i CENTCOM-it, të cilët kanë pasur role të rëndësishme në drejtimin e operacioneve ushtarake kundër Iranit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.