Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave
BOTA

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Serbi, Lista e Studentëve mori më shumë se 600 mijë vota në krahasim me partinë e Vuçiç

P
Piranjat 5 November 2026, 22:37 · 2 min lexim
Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Serbi, Lista e

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja. Lista Studentore fitoi zgjedhjet, duke larguar nga pushteti pas 14 vjetësh ish-presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe subjektin e tij, Partia Përparimtare Serbe (SNS).

Sipas rezultateve përfundimtare, në Parlamentin e ri serb do të përfaqësohen shtatë lista.Lista Studentore do të ketë 140 nga gjithsej 250 deputetë, pasi ka fituar 2.354.417 vota. Ndërkaq, lista Serbia e Bashkuar, e Vuçiqit, do të ketë 103 mandate, pasi fitoi 1.731.323 vota. Vetëm këto dy lista kanë kaluar pragun zgjedhor prej 3 për qind. Listat e tjera që kanë hyrë në Parlament janë nga komunitetet joshumicë të cilat mund të fitojnë mandate me një përqindje më të ulët të votave. Komuniteti shqiptar do të ketë dy mandate në Kuvend. Në këto zgjedhje, tetë parti shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci garuan përmes një liste të përbashkët të quajtur Koalicioni Shqiptar, duke fituar gjithsej 27.673 vota.

Bartësi i listës të Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, e ka vlerësuar si “arritje historike” këtë rezultat zgjedhor.

“Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz”, ka deklaruar Kamberi pas publikimit të rezultateve preliminare më 25 tetor.

Sipas ligjeve në Serbi, komisioni zgjedhor është i obliguar që, pas shpalljes së rezultateve, brenda dhjetë ditësh t’ua ndajë mandatet kandidatëve sipas renditjes në listat zgjedhore.

Mandatet më pas konfirmohen në seancën e parë të përbërjes së re parlamentare, të cilën e thërret kryetari i Kuvendit nga përbërja e kaluar. Këtë post e mban Ana Bërnabiq, nga SNS-ja e Vuçiqit, e cila njëkohësisht është ushtruese e detyrës së presidentit të Serbisë.

Parlamenti i ri serb duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve përfundimtare. Më pas nis rrjedhja e afatit 90-ditor për formimin e Qeverisë së re të Serbisë./ REL

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.