VIDEO/ Momenti kur i riu transporton në valixhe trupin e 24-vjeçares

Një video-dokument që tregon momentin kur i riu nga Guinea transporton trupin e pajetë të 24-vjeçares Amarata nga Burkina Faso, të vendosur brenda një valixheje, është publikuar nga media greke Protothema.gr.
Në pamjet filmike, burri, i cili u arrestua në Strasburg, shihet teksa del nga ndërtesa ku banonte. Vetëm pak ditë më parë, ai kishte hyrë në të njëjtën godinë së bashku me 24-vjeçaren.
I dyshuari u arrestua në Strasburg në bazë të një urdhër-arresti evropian dhe konsiderohet personi kryesor nën dyshimin për vdekjen e të resë.
Sipas informacioneve të fundit, burri dhe 24-vjeçarja janë takuar më 29 tetor, kur ai dyshohet se e ka marrë atë në rrugën Liosion. Autoritetet dyshojnë se po atë ditë e ka dërguar në apartamentin e tij dhe e ka vrarë. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
Akuzohet se grushtoi këshilltaren e opozitës, kryebashkiaku i Beogradit rrezikon 3 vite burg

Trump reagon pasi dy raketa dhe një dron ranë në Poloni

"Bie" Brexit, Britania afrohet sërish me Bashkimin Europian

Trump flet pas vizitës në Kinë: Duam ta mbyllim kapitullin me Iranin, por në mënyrën tonë

Raketa ruse shkel hapësirën ajrore të Polonisë, kryeministri Tusk: Nuk ishte rastësi, provokim i Moskës





