Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port... Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lu... Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por kërkon vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën Berisha: Jeta e Veliajt është në rrezik nga Rama dhe Balluku
AKTUALITET

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal mbi kallëzime të mbërritura pranë këtij organi ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali. Mësohet...

P
Piranjat20 November 2026, 19:53 · 2 min lexim
SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal mbi kallëzime të mbërritura pranë këtij organi ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali. Mësohet se referimi është bërë për një sërë veprash penale që lidhen me deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin. Burime konfirmuan se procedimi penal është regjistruar pa emër por me veprat penale.

Sipas burimeve, regjistrimi i procedimit penal është kryer së fundmi nga SPAK, rreth fundit të tetorit ndërsa tashmë kanë nisur edhe veprimet hetimore për verifikimin e pretendimeve të ngritura në kallëzim.

Një burim i tha Syri Televizionit se të dhënat e pretenduara mbështeten në një sërë dokumentesh, ku përfshihen deklarimet e pasurisë, dokumentacioni tregtar, të dhënat mbi shoqëritë tregtare dhe ndryshimet e pronësisë, transaksionet financiare, të ardhurat, si dhe pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme.

Veç Spiropalit  subjekt pritet të jenë edhe të paktën 5 persona të tjerë mes të cilëve, bashkëshorti i saj, Salarjon Totaj. 

Syri Televizion u vu në dijeni të këtij kallëzimi rreth një javë më parë dhe iu drejtua zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme me një kërkesë për informacion lidhur me regjistrimin e procedimit dhe ecurinë e çështjes. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, SPAK nuk ka kthyer ende një përgjigje për kërkesën e drejtuar.

Ndërkohë, zhvillime ka pasur edhe në raport me administratën tatimore. Vetëm pak orë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, reagoi publikisht lidhur me një episod që përfshin bashkëshortin e deputetes, duke deklaruar se ky i fundit kishte mbajtur një qëndrim kundërshtues ndaj punonjësve tatimorë dhe se shkelje e dyshuara janë referuar në organet përkatëse. 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.