Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike Zyrtare/ Ndeshjet e radhës, Xhaka humbet Zvicrën
AKTUALITET

U gjobit 5 mln lekë për protestën, historia prekëse e 17-vjeçarit: Pa nënë dhe në varfëri

Erindi është vetëm 17 vjeç, por mbi shpatullat e tij rëndojnë halle që do të ishin të vështira edhe për

P
Piranjat 9 November 2026, 20:51 · 3 min lexim
U gjobit 5 mln lekë për protestën, historia prekëse e

Erindi është vetëm 17 vjeç, por mbi shpatullat e tij rëndojnë halle që do të ishin të vështira edhe për një të rritur. Nëna i ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë, ndërsa ai jeton me babanë, motrën dhe vëllain në një banesë pothuajse të rrënuar, pa energji elektrike prej muajsh.

Historia e tij u bë publike pasi Policia e Shtetit i vendosi një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra, me pretendimin se kishte goditur me gurë gjatë protestës së së shtunës.

Në një rrëfim për News24, 17-vjeçari ka treguar kushtet e vështira në të cilat jeton familja e tij. Ai thotë se prej 10 muajsh janë pa energji elektrike, ndërsa premtimet e punonjësve të bashkisë për rikonstruksionin e banesës nuk janë mbajtur.

Situata ekonomike është edhe më e vështirë pasi motra e tij përfiton KEMP, por të ardhurat nuk mjaftojnë për të përballuar nevojat e familjes.

Mes gjithë këtyre vështirësive, Erindi thotë se gjëja që i mungon më shumë është nëna. Ai rrëfen se e kujton çdo ditë dhe se humbja e saj do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës.

“Kurani është gjithçka për mua. Shkoj në xhami, kam mësuar vetë të shkoj. Lutem për të pasur një të ardhme më të mirë, shtëpi të mirë, të jetoj si gjithë të tjerët. Asnjë ndihmë nga shteti, vetëm gënjeshtra. Kanë ardhur dhe kanë thënë se do të na e bëjnë shtëpinë”, tregon 17-vjeçari.

Ai kujton edhe historinë e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke treguar se pasi babai e rilidhi, OSHEE e ndërpreu sërish furnizimin dhe familja u gjobit me 400 mijë lekë të vjetra.

Por gjoba prej 5 milionë lekësh nuk ishte e vetmja masë ndaj tij. Pasi doli publikisht në protestë dhe tregoi historinë e familjes për News24, Erindi thotë se policia i vendosi edhe një tjetër gjobë prej 50 mijë lekësh të vjetra, me arsyetimin se kishte marrë pjesë në një tubim të paligjshëm.

Pavarësisht gjithçkaje, 17-vjeçari thotë se nuk do të tërhiqet dhe se vazhdon të shpresojë për një të ardhme më të mirë.

“Do jetë gjithçka për mua derisa të vdes. U gjobita prapë dje, 50 mijë lekë. Se ke qenë me protestuesit. Dhashë intervistën dhe u gjobita me 50 mijë lekë. Nuk më frikëson. Normal që do jem deri në fund”, shprehet ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.