Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
AKTUALITET

Vrasja e Ardian Nikulajt, Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, jam dënuar pa marrë aktet e përkthyera

P
Piranjat10 November 2026, 15:41 · 2 min lexim
Vrasja e Ardian Nikulajt, Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i

Në masa të rrepta sigurie Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm po zhvillon seancën e radhës ndaj portugezit, Ruben Saraiva, i dënuar përjetë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Avokati i Saraivës, Kujtim Cakrani, pretendoi në seancë se vendimi ndaj klientit të tij nuk ka qenë i rregullt në aspektin procedurial pasi ai nuk ka marrë asnjë akt shkresor në gjuhën amtare të tij.

“Provat e administruara nuk krijojnë një bindje se Ruben Saraiva është personi i maskuar që qëlloi. Ne e kuptojmë dhimbjen e familjarëve por garancitë kushtetuese në gjykim duhet të garantohen”, tha avokati.

Sipas mbrojtësit, Ruben Saraiva është mik i Edmond Haxhisë, por miqësia nuk është provë për fajësinë.

Vetë i pandehuri Saraiva kërkoi gjykatës transparencë.

“Jam dënuar me burgijm të përjetshëm. Mendoja që do merrja te gjitha aktet e përkthyera dhe jo vetëm vendimin. Pyetja ime ishte: si qytetar i huaj i kujt është detyrimi të më paraqiten aktet të përkthyera? Përgjigja ishte e njëjta nga te gjithë, përgjegjësia është e prokurorisë dhe gjykatës së shkallë ose Apelit. Jam para jush totalisht i papërgatitur dhe i verbër për çfarë ka ndodhur para hetimit dhe gjykimit.

Kërkoj transkriptet e seancave gjyqësore të mëparshme. Për shembull, çfarë ka thënë dëshmitari . Pse ndërkohë përkthyesi po flet asnjë nuk e pret përkthyesin të mbarojë. Kjo ndodhte në seancë.

Pyetjet që bënte prokurorja jua kërkoj te ngadalësohet është se dua të di çfarë ka ngelur pa u përkthyer. Tani qe jemi në apel, shpresoj të jeni neutralë dhe të drejtë. Është shumë e qartë se përveç medias dhe gjatë procedimit penal unë jam përcaktuar si person i fajshëm”, është shprehur Saraiva. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.