BOTA

WSJ: Marrëveshja e Trump me Putinin nuk jep rezultat, çmimet e naftës në SHBA vijojnë të rriten

Piranjat Përditësimi i fundit 28 October 2026, 19:57
WSJ: Marrëveshja e Trump me Putinin nuk jep rezultat, çmimet e

Marrëveshja mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin për furnizimin e tregut me naftë ruse nuk ka arritur të ulë çmimet e karburanteve në Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht premtimeve të Shtëpisë së Bardhë për lehtësimin e kostove të energjisë, amerikanët po paguajnë gjithnjë e më shumë për naftën, ndërsa analistët paralajmërojnë se marrëveshja mund të ketë ndikim shumë të kufizuar.

Sipas raportimeve të The Wall Street Journal, që prej njoftimit të marrëveshjes, çmimi mesatar i një galoni naftë (diesel) në SHBA është rritur nga 6.28 dollarë në 6.35 dollarë, sipas të dhënave të Shoqatës Amerikane të Automobilave (AAA).

Më 9 tetor, Trump njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Putinin për të rikthyer furnizimet ruse me naftë në tregun amerikan dhe atë ndërkombëtar, me synimin për të frenuar rritjen e çmimeve të shkaktuar nga lufta në Iran dhe ndërprerjet e furnizimeve globale.

Sipas marrëveshjes, Rusia u angazhua të eksportojë menjëherë mbi 300 mijë tonë naftë, të ndjekura nga 500 mijë tonë të tjera gjatë nëntorit dhe një milion tonë në fazën pasuese. Për të mundësuar furnizimet, administrata amerikane pezulloi përkohësisht disa sanksione ndaj produkteve ruse të naftës.

Megjithatë, ekspertët e tregjeve energjetike dyshojnë se sasitë e premtuara do të jenë të mjaftueshme për të ndikuar ndjeshëm në çmimet që paguajnë konsumatorët amerikanë.

Një nga problemet kryesore lidhet me kapacitetet e kufizuara të rafinerive ruse, disa prej të cilave janë dëmtuar nga sulmet ukrainase. Rusia është përballur gjithashtu me kufizime të eksporteve dhe nevojën për të garantuar furnizimin e tregut të brendshëm.

Sipas Reuters, rafineritë ruse kanë nisur të rrisin prodhimin gjatë tetorit, pasi autoritetet lejuan kuota të veçanta eksporti në kuadër të marrëveshjes me Uashingtonin. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Moska do të jetë në gjendje të përmbushë të gjitha sasitë e premtuara.

Ndërkohë, një cisternë me rreth 40 mijë tonë naftë ruse është nisur nga porti Primorsk në drejtim të Atlantikut, duke sinjalizuar përkohësisht Nju Jorkun si destinacion. Nëse ngarkesa mbërrin në SHBA, ajo do të shënojë një nga furnizimet e para të drejtpërdrejta që prej ndalimit të importeve ruse në vitin 2022.

Marrëveshja ka shkaktuar edhe kundërshtime politike në Uashington, pasi lehtësimi i sanksioneve mund t'i sigurojë Rusisë të ardhura shtesë në një kohë kur ajo vijon luftën kundër Ukrainës./PiranjatNews/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?