Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës? UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi ... Moti i keq/ Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe intertesh në rrugët nacionale Ambalazhet ushqimore nën kontroll për kimikatet, analiza të detyrueshme për bizneset
BOTA

Xhelozia kthehet në atentat në Itali, 20-vjeçari i ngul th*kën ish-të dashurit të partneres së tij

P
Piranjat16 November 2026, 16:26 · 3 min lexim
Xhelozia kthehet në atentat në Itali, 20-vjeçari i ngul

Një konflikt i nisur për motive xhelozie ka përfunduar në përplasje të përgjakshme në Palermo të Italisë, ku një 20-vjeçar ka goditur me thikë në bark ish-të dashurin e partneres së tij aktuale.

I plagosuri, vetëm 19 vjeç, është transportuar me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, një 20-vjeçar nga Palermo, është arrestuar nga karabinierët, ndërsa dy të rinj të tjerë, që dyshohet se e shoqëronin gjatë sulmit, janë proceduar në gjendje të lirë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e fundit në zonën pranë stacionit qendror të Palermos. Sipas hetimeve paraprake, viktima është dhunuar fillimisht fizikisht dhe më pas është goditur në bark me një thikë të tipit butterfly, me teh rreth 10 centimetra.

Dyshimet e para të hetuesve janë se shkak i sulmit është bërë xhelozia e 20-vjeçarit për shkak të një lidhjeje të mëparshme sentimentale mes viktimës dhe partneres së tij aktuale, një 25-vjeçare nga zona.

Pas sulmit, 20-vjeçari dhe dy personat e tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke u përpjekur t’i shpëtonin identifikimit. Megjithatë, karabinierët nisën menjëherë kërkimet dhe, falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të personave që kishin parë ngjarjen, arritën të identifikonin dhe lokalizonin tre të rinjtë brenda një kohe të shkurtër.

Gjatë kontrollit në banesën e 20-vjeçarit, efektivët gjetën dhe sekuestruan armën e dyshuar të krimit, e cila kishte ende gjurmë gjaku, si dhe veshjet që ai dyshohet se kishte përdorur gjatë sulmit. Gjithashtu, u sekuestruan edhe telefonat celularë të të tre personave.

20-vjeçari është arrestuar dhe dërguar në burgun e Palermos, në pritje të seancës për vleftësimin e arrestit. Ndërkohë, dy bashkëpunëtorët e dyshuar janë proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë përgjegjësi, në forma të ndryshme, për veprën penale të tentativës së vrasjes në bashkëpunim.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.