Xhuli Nura kujton eksperiencën në Big Brother: 16 herë kam qenë në nominim, por e çova lojën deri në fund

Xhuli Nura ka rikujtuar eksperiencën e saj në Big Brother VIP Kosova, duke ndarë me ndjekësit një mesazh për nominimet dhe qëndrueshmërinë në lojë. Reagimi i saj erdhi pasi Anjeza Gubeti u përzgjodh nga publiku si banorja që do të shkojë në nominim të përhershëm.
Duke iu referuar këtij vendimi, Xhuli e ktheu vëmendjen te rrugëtimi i saj në edicionin ku mori pjesë, duke treguar se kishte kaluar plot 16 herë në nominim.
“Për mua, asgjë nuk është nominimi i përhershëm. 16 herë kam qenë e nominuar dhe si zonjë e kam çuar deri dy orë para se të përfundonte Big Brother VIP Kosova, pas tre muaj e tre ditë qëndrimi”, u shpreh ajo.
Më tej, ish-banorja theksoi se nominimet nuk duhet të shihen si arsye për t'u frikësuar, por si një motivim shtesë për të vazhduar lojën.
“Lojtari i fortë nuk i frikësohet nominimit, vetëm të motivon”, shtoi Xhuli.
Përmes këtij reagimi, ajo solli në vëmendje përvojën e saj në shtëpinë më të famshme, duke lënë të kuptohet se përballja me nominimet është pjesë e lojës dhe se rëndësi ka mënyra se si një banor i përballon ato.

Lexo edhe
SHOWBIZ
VIDEO/ Pasi zbuloi "partnerin", Ronela Hajati reagon e revoltuar: Paskeni qenë të vdekur, gjithë fokusi ke dashnori

Bejta pa syze për herë të parë në BBVK! Por vëmendjen e mori ajo që ndodhi më pas…(FOTO)

Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon 600 milionë dollarë

Hije dyshimi mbi Jonën e BBVK 5/ Çfarë dihet për skandalin që përfshin emra të njohur shqiptarë

Ronela Hajati zbulon “partnerin” e saj: 34-vjeçar dhe 126 centimetra





