Zidane rikthehet te kombëtarja franceze, entuziazëm në Clairefontaine mes yjeve të Francës
Clairefontaine ka përjetuar një atmosferë të veçantë me rikthimin e Zinedine Zidane pranë kombëtares franceze

Clairefontaine ka përjetuar një atmosferë të veçantë me rikthimin e Zinedine Zidane pranë kombëtares franceze. Trajneri u shfaq të hënën në qendrën stërvitore të Francës, ku u prit me entuziazëm nga futbollistët, tifozët dhe gazetarët e pranishëm.
Aureola e legjendës së futbollit francez duket se nuk është zbehur aspak. Zidane, gjithmonë i buzëqeshur dhe me topin pranë këmbëve, drejtoi seancën në fushën Pierre-Pibarot, me ndihmësin dhe mikun e tij David Bettoni gjithmonë në krah.
Stërvitja ishte e hapur për publikun dhe në të morën pjesë 12 futbollistë, mes tyre emra të rëndësishëm si Kylian Mbappé, Michael Olise, Désiré Doué dhe Rayan Cherki. Për tifozët e vegjël ishte një mundësi e veçantë për të parë nga afër yjet e Francës dhe për të marrë autografe prej tyre.
Pas nxehjes, lojtarët u ndanë në grupe për ushtrime me topin dhe më pas zhvilluan një ndeshje me skuadra të vogla. Në fokus ishte edhe puna e portierëve Guillaume Restes dhe Robin Risser, të cilët u stërvitën me Fabien Barthez, kampionin e botës në vitin 1998.
Në ndeshjen e fundit, Saël Kumbedi, i grumbulluar si surprizë, realizoi dy gola për ekipin e verdhë, por fitorja i takoi skuadrës blu, e udhëhequr nga Désiré Doué, i cili shënoi golin vendimtar për rezultatin 3-2.
Përshtypje të veçantë te lojtarët e rinj la edhe vetë Zidane. Pablo Pagis, i cili e takoi për herë të parë, nuk i fshehu emocionet: “Është diçka e veçantë. Ai është shumë i përulur, i afrueshëm dhe qesh shumë. E shijon futbollin, ashtu siç bënte edhe kur luante. Kjo më bëri përshtypje”.
Edhe Warren Zaïre-Emery pranoi se takimi i parë me një ikonë të tillë ishte fillimisht i pazakontë, por se lojtarët përshtaten shpejt me praninë e tij.
Lexo edhe
SPORTTifozët e duan titullar, por Spaleti nuk bindet: Zbulohen arsyet pse Zhegrova mbetet në stol
Real Madridi gati të thyejë rekordin e shpenzimeve, 707 milionë euro për paga dhe transferime

Spalletti kritikon Zhegrovën, Juventusi mund ta largojë kosovarin që në janar
Pas 9 vitesh dhe 24 ndeshjesh, Ivan Balliu njofton tërheqjen nga Kombëtarja: Do të mbetem përjetë kuqezi

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër





