Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike Zyrtare/ Ndeshjet e radhës, Xhaka humbet Zvicrën
POLITIKE

“1.2 mld euro pretendime abuzimi”, Çollaku: Duhet një SPAK vetëm për Kryeministrinë! Ballukut iu dhanë porosi për tendera

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, ka ngritur akuza të forta lidhur me dosjen “Albanian Files” dhe komunikimet që, sipas tij, implikojnë kryeministrin Edi Rama në çështje që lidhen me projektet arkitekturore dhe pronat publike. Çollaku u ndal te komunikimet e publikuara mes kryeministrit dhe arkitektëve të huaj, të cilëve, […]

P
Piranjat 9 November 2026, 22:11 · 3 min lexim
“1.2 mld euro pretendime abuzimi”, Çollaku: Duhet një

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka ngritur akuza të forta lidhur me dosjen “Albanian Files” dhe komunikimet që, sipas tij, implikojnë kryeministrin Edi Rama në çështje që lidhen me projektet arkitekturore dhe pronat publike.

Çollaku u ndal te komunikimet e publikuara mes kryeministrit dhe arkitektëve të huaj, të cilëve, sipas gazetarit, Rama u jepte porosi për ndërhyrje në prona publike, duke theksuar se ato nuk mund të trajtohen si pronë personale e kreut të qeverisë.

“Janë publikuar komunikimet e kryeministrit me arkitektë: ‘Hajde këtu, merr këtë’. Nuk është bahçe e kryeministrit Shqipëria. Është para që qarkullon”, deklaroi Çollaku.

Gazetari ngriti gjithashtu pikëpyetje për lidhjet e këtyre arkitektëve me biznese në Shqipëri, të cilat i cilësoi si të dyshimta, ndërsa kërkoi hetim të plotë të përgjegjësive.

 

“Kemi 1.2 miliardë euro pretendime abuzimi për ish-zv.kryeministre të pandehur, 30 të pandehur. Kemi gjysmën e buxhetit të dyshuar për vjedhje. Me 150 të pandehur dhe mungon akuza e grupit të strukturuar kriminal. Ajo është e tillë. Janë 5 shtete kërcasin paratë e shtetit shqiptar…SHISH policia të dy drejtuesit të lidhur me organizatë kriminale dhe këtu del se zotëria që propozon dhe emëron nuk ka dijeni. Duhet një SPAK vetëm për godinën e Kryeministrisë, ata kanë përballë edhe pushteti, politikën edhe mafien. Kanë ngarkesë të madhe”, tha ai.

Ai ngriti gjithashtu akuza për ndërhyrje të kryeministrit në procedurat e tenderëve publikë, duke pretenduar se komunikime të ndryshme përmbajnë porosi për shpërndarjen e projekteve dhe kontratave.

“Duhet një SPAK vetëm për kryeministrit. Ajo që po ndodh me SPAK më duket mirë me vjehrrën, mirë me burrin. Janë publikuar komunikimet te kryeministri me arkitektë hajde këtu merr këtë. Nuk është bahçe e kryeministrit Shqipëria. Është para që qarkullon. Nëse i delegon një bakshish x arkitekti. Ka arkitektë që janë lidhur me biznes gri në të zezë. Në janar të 2022 u theksua nga Dumani se u regjistrua procedimi penal për McGonigal. Në atë padi është Balla, Gjiknuri, Rama, Veliaj. Në 5 vite nuk është marrë për dëshmi as dhe njëri.

Firmos për një kompani fantazëm që nuk ekziston. Si nuk e thërret prokuroria? Me Ballukun ka porosi pafund, jepja këtij jepja atij. Porosi të kryeministrit që shpërndahen për tenderë publikë. Mjafton një pjesë e dukshme e komunikimeve përgjimeve, ka dhe përgjimeve të shëndetshme te SKY Encro. Nëse kujtojmë një nga deklarimet e Ramës, do dëgjoni tha se do flasin për mua në përgjimet e Encro  takoni të gjatin. Dy persona përmenden 80% në Encro Edi Rama, Taulant Balla.”, shtoi ai.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.