114-vjetori i Pavarësisë/ Begaj: Protesta e drejtë kushtetuese, por dhuna dhe shkatërrimi nuk janë zgjidhja
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka organizuar një pritje solemne në ambientet e Presidencës me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në ceremoninë e organizuar nga kreu i shtetit janë të pranishëm personalitete të politikës dhe përfaqësues të institucioneve të vendit. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh ku është […]

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka organizuar një pritje solemne në ambientet e Presidencës me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në ceremoninë e organizuar nga kreu i shtetit janë të pranishëm personalitete të politikës dhe përfaqësues të institucioneve të vendit.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh ku është ndalur edhe te protestat e zhvilluara nga qytetarët dhe studentët në vend.
Gjatë një aktiviteti të organizuar për festën kombëtare, kreu i shtetit u shpreh se Shqipëria po përballet me një brez të ri që kërkon më shumë vëmendje, mundësi dhe përfshirje.
Begaj komentoi edhe protestën e zhvilluar në Ditën e Flamurit, duke theksuar se tubimet qytetare janë një e drejtë kushtetuese dhe pjesë e rëndësishme e demokracisë, por dënoi dhunën dhe shkatërrimin.
“Sot rritet një brez që kërkon më shumë zë dhe më shumë vëmendje, më shumë mundësi dhe përfshirje. Këtë kohë kemi parë të rinj dhe qytetarë që protestojnë, edhe sot, Ditën e Flamurit. Protesta është një e drejtë kushtetuese dhe e dobishme në demokraci, por dhuna, shkatërrimi dhe imponimi nuk janë zgjidhja e as alternativa”, u shpreh Presidenti.
Në mesazhin e tij, Begaj bëri thirrje për dialog dhe bashkim, duke theksuar se dallimet politike dhe shoqërore nuk duhet të cenojnë unitetin e shoqërisë.
“Dialogu dhe rruga institucionale janë zgjidhje. Demokracia nuk kërkon që të mendojmë njësoj, kërkon që edhe kur mendojmë ndryshe të ndihemi nën të njëjtën çati. Ajo që na bashkon është më e madhe sesa ajo që na ndan. Mund të kemi qëndrime të ndryshme për vendime të ditës, por mbetemi të bashkuar”, deklaroi kreu i shtetit.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Dhjetëra mijëra shqiptarë nderuan flamurin me një protestë madhështore, qëndresë epike kundër narko-diktaturës

Deputeti i "Mundësisë" denoncon sulmin nga policia: Më hodhën pabesisht gaz në fytyrë

Lubonja: Mungoi një përfaqësi e përbashkët në protestë, dyshime për të infiltruar

Blushi: Edi Rama do ta paguajë shumë shtrenjtë dhunën ndaj nënave që mbrojnë fëmijët!

New York shpall zyrtarisht 28 Nëntorin festë zyrtare





