Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ministria e Shëndetësisë jep bilancin e të lënduarve në protestë. Ja sa policë dhe qytetarë u plagosën ... “Pakënaqësitë kundër qeverisë, akuza për korrupsion”/ “Reuters” jehonë protestës: Revolta në Shqipëri merr ... Protesta sfidon masat represive të Ramës dhe Gjykatën Kushtetuese “Merre, merre”/ Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shoqëron një protestues Protestuesit pajisen me mburoja të ngjashme me ato të policisë, imitojnë lëvizjet e efektivëve pranë selisë... VIDEO/ Po ndihmonte qytetarin, policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn Tensionet pushtojnë Bulevardin, policia ndërhyn ndaj protestuesve edhe me dronin që hedh gaz lotsjellës Sheshi “Skënderbej” kthehet në arenë përplasjesh! Dy autobotë me ujë në terren, protestuesit i përgjigjen g... Policia hedh ujë me presion ndaj mediave, një gazetar dhe operator... Protesta zhvendoset në sheshin “Skënderbej”, policia hedh ujë drejt qytetarëve U arratis me të brendshme/ Kush është shqiptari që u përplas me armë me policinë italiane E rëndë në Kamëz/ Porta e banesës zë poshtë 7-vjeçarin, fëmija ndërron jetë në spital
POLITIKE

Lubonja: Mungoi një përfaqësi e përbashkët në protestë, dyshime për të infiltruar

P
Piranjat28 November 2026, 19:35 · 3 min lexim

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar organizimin e protestës së 28 Nëntorit, duke evidentuar mungesën e një përfaqësie të përbashkët mes grupeve dhe lëvizjeve që iu bashkuan tubimit.

Në një intervistë për “News24”, Lubonja u shpreh se protestat, nga lëvizja e “Flamingove” te studentët, nuk arritën të krijonin një bashkëpunim dhe përfaqësi të përbashkët.

Ai ngriti gjithashtu dyshime për praninë e personave të infiltruar, të cilët, sipas tij, kanë ndikuar në përçarjen e protestës.

Më tej, analisti theksoi se mungesa e një organizimi të përbashkët dhe dalja e grupeve të ndryshme studentore përbëjnë, sipas tij, një dobësi të protestës.

“Mu duk si situatë luftë, me policinë nga të gjitha anët. Kërkesa që i është bërë në mënyrë paqësore nuk është përfillur fare. Por ky thotë kam polici më të fortë, shtoj armatime dhe i sundoj. Këtu nuk kemi të bëjmë me një opozitë destabilizuese. Por një shesh edhe me njerëz që vijnë nga Diaspora, pra e shesh kushdo se si po qeveriset ky vend. Rama sigurisht që gjendet më i dobësuar. Forca e vërtetë nuk të vjen nga dhuna, por nga legjitimiteti dhe besueshmëria, por kjo dhunë represion që përdoret në këtë mënyrë ligjet që ka bërë është dobësim. Nuk e di kush janë ata që sulmojnë me maska. Kemi qenë, jo Flamingo, jo partia Bashkë, kanë qenë këta që i quajnë të mikrofonit, këta që bënin marshimin dhe që me njëri tjetrin nuk kishin bashkëpunim dhe nuk nxorën dot një përfaqësi. Pastaj erdhën studentët dhe nuk është se morën atë lëvizjen, dhe ndërkohë duhet të ishte në bashkësi. Dhe dalin tani ca parti studentësh andej këtej dhe në këtë aspekt është dobësi e protestës që vjen dhe për arsye se ka të infiltruar. Rama punon vetëm për pushtetin e tij. Ky boll t’i përçajë dhe ai të rrijë i qetë”, tha Lubonja.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.