Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ... “Asambleja e paranojës, terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshë... EKSKLUZIVE/ Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja
BOTA

18 milionë dollarë të groposura në pyje dhe të fshehura në magazina/ Zbulohet thesari sekret që dyshohet se lidhet me ish-ministrin e Orbanit

P
Piranjat14 November 2026, 17:33 · 2 min lexim
18 milionë dollarë të groposura në pyje dhe të fshehura

Autoritetet kundër korrupsionit në Hungari kanë zbuluar rreth 18 milionë dollarë para të fshehura në vende të ndryshme, përfshirë pyje, ndërtesa dhe magazina, gjatë një hetimi për korrupsion. Sipas raportimeve, paratë dyshohet se kanë lidhje me Miklos Sesztak, ish-ministër në qeverinë e Viktor Orbanit. Një pjesë e shumave thuhet se ishte groposur në zona pyjore, ndërsa pjesa tjetër ishte fshehur në ambiente të ndryshme.

Operacioni u zhvillua më 12 dhe 13 nëntor, në Budapest dhe në disa qarqe të tjera të vendit. Gjatë kontrolleve u sekuestruan gjithsej 5.07 miliardë forinta, 2.65 milionë euro dhe 1.25 milionë dollarë, me një vlerë të përgjithshme që mediat ndërkombëtare e përllogarisin rreth 19.5 milionë dollarë.

 Hetimi lidhet me dyshimet për përfitime të paligjshme nga tenderët e kompanisë shtetërore të transportit Volánbusz dhe projekte ndërtimi.

 Sipas hetuesve, Seszták dhe drejtuesi i atëhershëm i kompanisë shtetërore të administrimit të aseteve dyshohet se kanë përfituar mbi 11 miliardë forinta nga pagesa të paligjshme gjatë periudhës 2015–2018. Ish-ministri është arrestuar në shtator dhe ndodhet në paraburgim. Megjithatë, ai i ka mohuar akuzat, ndërsa avokati i tij ka deklaruar se paratë e sekuestruara nuk i përkasin klientit të tij.

Paratë e sekuestruara janë depozituar në Thesarin e Shtetit hungarez. Për numërimin e tyre u angazhuan 12 punonjës, të cilëve iu deshën tetë orë dhe pesë makina për numërimin e kartëmonedhave.

Ngjarja është pjesë e fushatës së gjerë kundër korrupsionit të qeverisë së re të kryeministrit Péter Magyar, i cili erdhi në pushtet pas fitores ndaj Viktor Orbanit në zgjedhjet e prillit 2026. Nga ana tjetër, Orban i ka cilësuar hetimet ndaj ish-zyrtarëve të qeverisë së tij si të motivuara politikisht.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.