Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ... “Asambleja e paranojës, terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshë... EKSKLUZIVE/ Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja Debate në Asamblenë e PS/ Fatmir Xhafaj del kundër propozimit të Ramës: Spiropali dhe Ndreca të mos përjash...
POLITIKE

Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin

P
Piranjat14 November 2026, 16:20 · 2 min lexim
Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Pas kërkesës së Ramës për përjashtimin e saj nga partia, ish-ministrja dhe ish-kryetarja e Kuvendit ka reaguar me tone të ashpra përpara socialistëve, duke kundërshtuar akuzat dhe duke deklaruar se nuk ka bërë asgjë që të turpërojë Partinë Socialiste.

Gjatë fjalës së saj para anëtarëve të Asamblesë, Spiropali mësohet të ketë lëshuar edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për drejtuesit e partisë, duke theksuar se në radhët e socialistëve ka persona që kanë abuzuar me pushtetin. Në këtë mënyrë, ajo ka lënë të kuptohet se kritikat e saj ndaj drejtimit të partisë nuk mund të interpretohen si sulm ndaj vetë PS-së.

“Me veprimet e mia nuk e kam turpëruar Partinë Socialiste. Ndër ne ka që kanë abuzuar me pushtetin. Nëse duhet të jem flamingo, më quani flamingo”, mësohet të jetë shprehur Spiropali.

Përplasja mes tyre ishte paralajmëruar edhe nga fjala e Ramës, i cili i ishte drejtuar më herët Spiropalit me deklaratën: “Nuk mund t’i gjuash shtëpisë tënde me gurë”, duke kundërshtuar qëndrimet e saj kritike ndaj drejtimit të Partisë Socialiste.

Megjithatë, Spiropali nuk ka bërë hapa pas nga qëndrimi i saj dhe nuk ka pranuar se ka dëmtuar imazhin e forcës politike ku bën pjesë.

Edhe pse Rama kërkoi përjashtimin e saj, propozimi nuk u hodh në votim gjatë mbledhjes së Asamblesë. Për rrjedhojë, Spiropali vijon të jetë anëtare e Partisë Socialiste, ndërsa shkëmbimi i deklaratave mes saj dhe kryesocialistit dëshmon për një përplasje që tashmë është bërë e hapur edhe brenda strukturave të partisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.