Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ... “Asambleja e paranojës, terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshë... EKSKLUZIVE/ Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja
AKTUALITET

Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?

P
Piranjat14 November 2026, 16:37 · 2 min lexim
Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga fshati Çukalat, në Bashkinë Dimal, ku një banor ngre shqetësimin për gjendjen e amortizuar të rrugës.

Në pamjet e dërguara në Piranjat News, rruga shfaqet e mbuluar me gurë dhe me vështirësi të dukshme për qarkullimin. Sipas denoncuesit, për këtë rrugë janë parashikuar 800 milionë lekë të vjetra, por ai pretendon se deri më tani nuk është kryer asnjë ndërhyrje.

Banori ngre dyshime se fondet mund të jenë përdorur për qëllime të tjera, ndërsa kërkon transparencë nga institucionet përgjegjëse për mënyrën se si janë përdorur paratë.

Ai shprehet se është banor i zonës dhe se është i gatshëm të vërë në dispozicion vendndodhjen dhe numrin e telefonit, për t’i shoqëruar përfaqësuesit e institucioneve në terren dhe për t’u treguar nga afër situatën.

Përmes këtij denoncimi, Piranjat News i drejtohet Bashkisë Dimal dhe institucioneve përgjegjëse për të marrë një përgjigje mbi pretendimet e banorit dhe fondet e përmendura.

Ku shkuan 800 milionë lekët e pretenduara dhe kur do të marrë zgjidhje problemi i rrugës në Çukalat?/ piranjat news 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.