Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
SPORT

“Air Albania” drejt ‘sold out’, zbulohet numri i biletave të shitura për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

P
Piranjat 3 November 2026, 20:06 · 2 min lexim
“Air Albania” drejt ‘sold out’, zbulohet numri i

Interesi për sfidën Shqipëri-Finlandë është gjithnjë e më i madh. Ndeshja e programuar për t'u luajtur më 12 nëntor në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për raundin e pestë të Ligës së Kombeve, pritet të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese.

Sipas informacioneve numri i biletave të shitura po i afrohet shifrës së 20 mijë. Një interes i jashtëzakonshëm nga tifozët kuqezi, që pritet të mbushin të gjithë sektorët e lejuar për ta, duke e çuar stadiumin drejt një tjetër “sold out”.

Por përtej atmosferës në tribuna, kjo është një ndeshje me peshë të madhe për Kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë kryesojnë grupin C1 dhe ndaj Finlandës duhet të shmangin me çdo kusht humbjen. Edhe një barazim do të ishte rezultat pozitiv, duke i lënë llogaritë përfundimtare për t'u zgjidhur në transfertën ndaj Bjellorusisë.

Objektivi i skuadrës së drejtuar nga Rolando Maran është i qartë: vendi i parë në grup. Një pozicion që do të kishte rëndësi të veçantë, pasi do t'i ofronte Shqipërisë një mundësi shtesë për të siguruar pjesëmarrjen në Europianin 2028 përmes fazës “play-off”.

Më 12 nëntor, Air Albania pritet të vishet kuqezi. Tifozët po bëjnë pjesën e tyre, ndërsa në fushë Kombëtares i duhet rezultati që afron një hap më shumë drejt objektivit madhor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.