Evidentohen rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

Moti i keq dhe reshjet e shiut janë përkeqësuar duke shkaktuar kështu problematika në disa zona të veriut. Një numër i konsiderueshëm i njësive administrative dhe lagjesh ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.
Disa zona të Kukësit, Hasit dhe Tropojës kanë patur ndërpreje të energjisë elektrike. Reshjet gjithashtu kanë shkaktuar edhe rënie inertesh dhe gurësh në disa segmente të rrugëve nacionale. Në Bashkinë Tropojë është evidentuar rënie gurësh në aksin rrugor Margegaj–Valbonë. Probleme ka pasur edhe në Shkodër. Përroi ka dalë nga shtrati në Theth dhe është bllokuar rruga Theth–Ndërlysaj.
Deri më tani nuk ka rrezik për banesat, ndërsa autoritetet po marrin masat për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit.
Kryesisht në Veri të vendit parashikohet të ketë shtrëngata të herëpashershme edhe përgjatë fundjavës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani

Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash, arrestohet shtetasi i huaj në Kakavijë!

“Llogaria juaj bankare është bllokuar”, AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet në emër të BSH

Moti i keq godet Veriun e vendit! Pa energji Kukësi, Hasi dhe Tropoja, përroi del nga shtrati dhe bllokon rrugën në Theth

Artur Zoto i drejtohet Gjykatës së Lartë, kërkon më shumë dëmshpërblim për burgosjen

Kërkuan lirimin nga qelia, GJKKO jep vendimin për Lulëzim Pepën dhe Fatjon Markun

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok. Sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit

Shkodër/ Dëmtohet argjinatura e lumit Kir, banorët: Uji po na afrohet, kërkojmë ndërhyrje urgjente





