Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani “Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka “, Berisha: Lista të hapura 100 përqind, të ndajmë shtetin nga partia Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese Bundestagu gjerman i shton kompetencat Shërbimit Federal të Inteligjencës Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi kullën historike në Padesh Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtet...
AKTUALITET

Kapen në kufirin me Greqinë dhjetëra kilogramë drogë, në pranga gruaja nga Shqipëria

Një shtetase shqiptare është arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje në Igumenicë, pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Gjatë kontrollit të automjetit që ajo drejtonte, policia greke zbuloi 80 pako me marijuanë, me peshë totale prej 86 kilogramësh e 438 gramësh. Sipas autoriteteve greke, automjeti, i cili ishte në pronësi […]

P
Piranjat13 November 2026, 18:15 · 1 min lexim
Kapen në kufirin me Greqinë dhjetëra kilogramë drogë,

Një shtetase shqiptare është arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje në Igumenicë, pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Gjatë kontrollit të automjetit që ajo drejtonte, policia greke zbuloi 80 pako me marijuanë, me peshë totale prej 86 kilogramësh e 438 gramësh.

Sipas autoriteteve greke, automjeti, i cili ishte në pronësi të gruas shqiptare, u ndalua në kuadër të kontrolleve kundër trafikut të drogës. Nga verifikimi në brendësi të tij u zbuluan pakot me lëndën narkotike, të cilat u sekuestruan së bashku me makinën.

Sipas hetimeve paraprake, droga dyshohet se ishte ngarkuar në zonën e kufirit të gjelbër me Shqipërinë dhe kishte si destinacion transportimin drejt pjesës së brendshme të territorit grek.

Ndaj gruas së arrestuar është ngritur një çështje penale, ndërsa ajo pritet të dalë përpara Prokurorisë së Shkallës së Parë të Thesprotisë.

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.