Aktivistja pro-palestineze shkatërron avionin ushtarak amerikan me vlerë 60 milionë dollarë në Irlandë, dëme në kabinë dhe motorë
Një avion ushtarak amerikan i tipit C-130 Hercules, me vlerë rreth 60 milionë dollarë, është dëmtuar rëndë në aeroportin Shannon të Irlandës, pas një sulmi të kryer nga një 48-vjeçar i identifikuar si Daithi O’Corinne. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, personi, i përshkruar si aktivist pro-palestinez dhe kundër Izraelit, hyri në mënyrë të paligjshme në […]

Një avion ushtarak amerikan i tipit C-130 Hercules, me vlerë rreth 60 milionë dollarë, është dëmtuar rëndë në aeroportin Shannon të Irlandës, pas një sulmi të kryer nga një 48-vjeçar i identifikuar si Daithi O’Corinne. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, personi, i përshkruar si aktivist pro-palestinez dhe kundër Izraelit, hyri në mënyrë të paligjshme në zonën e parkimit të avionëve më 11 prill dhe shkaktoi dëme të shumta në mjetin ushtarak.
Objektiv i sulmit ishte një C-130 Hercules i Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA-së. Sipas aktakuzës, O’Corinne ndërhyri në sistemet e brendshme të avionit, duke prerë instalimet elektrike dhe tubat hidraulikë, dëmtuar një linjë të oksigjenit të lëngshëm, shkatërruar instrumentet e kabinës dhe shpuar kanalet e ajrit.
An Irish pro Palestinian activist has been charged in New York with destroying a $60 million U.S. military C-130 transport aircraft at Shannon Airport in Ireland.
Prosecutors say Daithí Ó Corráin, 48, smashed cockpit instruments, cut wiring and hydraulic lines, and brought gallium aboard to corrode the aircraft.
Authorities say the aircraft will never fly again. He faces up to 10 years in prison.
— Open Source Intel (@Osint613) November 17, 2026
Hetuesit kanë zbuluar gjithashtu se ai kishte me vete disa kapsula galiumi, një element kimik që mund të dëmtojë rëndë aluminin. Ky detaj konsiderohet i rëndësishëm, pasi avioni ishte ndërtuar kryesisht me këtë material.
Sulmi u zbulua kur ekuipazhi u kthye në avion disa orë më vonë për t’u përgatitur për fluturim. Ata e vunë re 48-vjeçarin brenda kabinës së pilotit dhe njoftuan menjëherë shërbimet e sigurisë.
Në përpjekje për t’u larguar, O’Corinne dyshohet se tentoi të dilte përmes një kapaku në pjesën e sipërme të avionit. Gjatë kësaj kohe, ai shkaktoi dëme të tjera në pjesën e jashtme duke përdorur një sëpatë, ndërsa hodhi edhe substanca dhe objekte të ndryshme, përfshirë fishekë metalikë, në rezervuarët e karburantit.
Sipas autoriteteve amerikane, sulmi nuk ishte një veprim spontan. 48-vjeçari dyshohet se e kishte planifikuar për muaj të tërë, duke studiuar më parë strukturën e avionit dhe mënyrën se si mund të depërtonte në perimetrin e sigurisë së aeroportit.
Hetimet tregojnë se ai kishte siguruar paraprakisht galiumin, kishte kërkuar koordinatat e pikave të mundshme të hyrjes në aeroport dhe ishte regjistruar në një aplikacion që gjurmon lëvizjet e avionëve, përfshirë ata ushtarakë. Ai dyshohet se kishte studiuar gjithashtu raste të mëparshme të sulmeve ndaj avionëve ushtarakë amerikanë.
O’Corinne është akuzuar për shkatërrim të pronës së qeverisë amerikane, vepër penale që parashikon deri në 10 vite burg.
“Ky nuk ishte një akt spontan vandalizmi. I pandehuri dyshohet se kaloi muaj duke hetuar avionin, duke siguruar mjete dhe materiale, dhe duke përgatitur sulmin me qëllim që të shkaktonte shkatërrimin më të madh të mundshëm”, deklaroi James C. Barnacle Jr., zëvendësdrejtor i FBI-së në Nju Jork.
Lexo edhe
BOTA
Irani mohon planin për sulm në Uashington: SHBA po kërkon pretekst për operacione të reja ushtarake

Si u shemb ura simbol e Putinit në Krime? Operacioni sekret ukrainas me 7 faza, qindra dronë dhe raketa, goditja që tronditi Moskën

SHBA në kaos nga problemet me sistemet teknologjike, Rubio: Nuk është sulm i koordinuar kibernetik

Beteja brenda së djathtës amerikane për ta shkëputur Trumpin nga gjigantët e teknologjisë

“Marrëdhëniet tona janë të forta si mali”/ Putin dhe Xi Jinping takohen në Shenzhen, çfarë u diskutua





